HomePolitikeBerisha i jep deputetë “hua” Mediut. Mesila Doda “distancohet”nga Berisha:  S’u konsultova...

Berisha i jep deputetë “hua” Mediut. Mesila Doda “distancohet”nga Berisha:  S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

spot_img

Pasi i bëri qokën e radhës Ilir Metes, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu. Zbulohen deputetet demokratë që kryetari i Partisë Demokratike i ka “huazuar” Fatmir Mediut për të krijuar grupin e tij parlamentar.

Grupi i tretë kuvendor opozitar:

Fatmir Mediu, PR

Vangjel Dule, PBDNJ

Greta Bardeli PD

Denisa Vata PD

Zija Ismaili PD

Artan Luku, Agraret

Fidel Kreka PD

Mesila Doda e PDIU-së ka zgjedhur te mos jetë pjesë e grupit ne përbërje te se cilit është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Opozita do përfaqësohet në legjislaturën e re me tre grupe kuvendore, ndërsa aleatët të cilët siguruan një ulëse në Kuvend për shkak se u vendosën në listën e sigurt të PD, tashmë do përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar, nga përfitimet financiare, tek minutazhi që gëzon opozita ne Parlament apo dhe pjesëmarrja në delegacionet jashtë vendit.

Ndonëse doli deputete pasi Sali Berisha e strehoi ne listën e sigurtë të PD-së, Mesila Doda ka vendosur që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur.

Çamë e grekë nuk bëhen bashkë / Mesila Doda “distancohet” nga Berisha, deklarohet e pavarur në Kuvend

Në deklarimin që ajo ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

“Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda reagon për Top Channel: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

“Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim për Top Channel, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi më herët se në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupoi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Nëse me Ilir Metën e kishte të lehtë, pasi i duheshin vetëm tre deputet hua me aleatët e tjerë, kryedemokrati e kishte të vështirë, t’i huazonte secilit aleat deputetët që i nevojiteshin për grup kuvendor dhe u pa opsioni që Fatmir Mediu të gruponte të gjithë aleatët bashke me deputetët demokrat që i duheshin, por PDIU duket se nuk e ka preferuar një zgjidhje të tillë, duke u distancuar edhe nga grupi i PD, të paktën me letra.

Shenjën e pare të distancimit, Mesila Doda e dha në seancën e një dite më parë, ku shkoi në sallë dhe mori pjesë në votim për kryesinë e komisioneve kuvendore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular