HomeKryesoreOpozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës, zbardhet...

Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës, zbardhet vendimi i Konferencës së Kryetarëve

spot_img

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.

“Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që secili folës në sallën e Kuvendit të ketë 10 minuta kohë për të dhënë qëndrimin e tij mbi programin analitik të qeverisë “Rama 4”.

Kryeministri Edi Rama nuk ka kufizim kohor, në minutazh por si balancim të kohës së diskutimit, rregullorja e Kuvendit parashikon që një folës nga opozita të marrë të njëjtin minutazh që merr shefi i qeverisë në prezantimin e programit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular