HomeKryesoreDASH njoftim të rëndësishëm për aplikuesit për vizë: Takimet për intervistë duhet...

DASH njoftim të rëndësishëm për aplikuesit për vizë: Takimet për intervistë duhet të caktohen vetëm në vendin e banimit ose të shtetësisë

spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se të gjithë aplikantët për vizë jo-imigruese duhet të caktojnë takimin për intervistën e vizës vetëm në ambasadën ose konsullatën amerikane në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, autoritetet amerikane theksojnë se aplikantët që zgjedhin të paraqesin kërkesën në vende të tjera mund të hasin vështirësi shtesë gjatë procesit të kualifikimit për vizë.

Gjithashtu, Departamenti njofton se tarifat e paguara për aplikimet e bëra jashtë vendit nuk do të kthehen, duke këshilluar aplikantët që të ndjekin procedurat zyrtare për të shmangur vonesa apo refuzime.

Ky paralajmërim vjen për të garantuar që procesi i aplikimit të jetë sa më i rregullt dhe i suksesshëm.


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular