Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në nisje të mandatit të tij të ri.
Me anë të një mesazhi në Facebook, ambasada thotë se takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në fushat me interes të ndërsjellë.
Ambasada thekson se koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është thelbësor për luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një ndër përparësitë kryesore të Administratës Trump.
“Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të përbashkët, ky takim vjen si një hap pozitiv drejt çmontimit të rrjeteve kriminale dhe forcimit të sundimit të ligjit në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Mesazhi i ambasadës së SHBA
Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump.








