HomePolitikeKush do të garojë nga PD për bashkinë Tiranë? Berisha zbulon 3...

Kush do të garojë nga PD për bashkinë Tiranë? Berisha zbulon 3 EMRAT që do të negociojnë me opozitën

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk e kanë një emër për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë.

Kryedemokrati theksoi se janë 3 përfaqësues, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti që do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për emrat e kandidatëve. Berisha theksoi se vetë nuk është i gatshëm të pronocohet për të treguar se kush është kandidati i tij i preferuar.

“Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. A më shkon mua që nga njëra anë ti ngarkoj e tu them partive opozitare qe do negocioj e të them emra, Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje.

Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare. Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve. Nuk do prononcohem, sepse ky është një proces, në të kundërt do të thosha ky është i preferuar.”- u shpreh Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular