HomeSportChampions League, përballje të lehta për pretendentët sot

Champions League, përballje të lehta për pretendentët sot

spot_img

Këtë të martë të 30 shtatorit, do të luhen nëntë ndeshje, të vlefshme për raundin e dytë në Champions League.

Në letër, pretendentët kanë përballje të lehta, por fjalën e fundit do e thotë fusha.

Bayern Munich luan në transfertë ndaj qipriotëve të Pafos. Gjermanët nuk pritet të kenë vështirësi, ndërsa synojnë suksesin e dytë pas atij ndaj Chelsea.

Nuk pritet ta ketë të vështirë as Interi, që luan në shtëpi ndaj Slavia Pragës. Zikaltërit vijnë në këtë takim, pas 3 pikëve të para në raundin e parë ndaj Ajax.

Transfertë delikate mund të konsiderohet ajo e Liverpool, që luan në një stadium të zjarrtë si ai i Galatasaray. Kampionët e Anglisë fituan me vështirësi ndaj Atletico Madrid, ndërsa i pret një ndeshje tjetër delikate.

Në krahun tjetër, Atletico pret gjermanët e Eintracht Frankfurt, ndërsa skuadra tjetër madrilene, Reali luan në transfertën kazake ndaj Kairat Almaty.

Në duelet e tjera, Chelsea luan ndaj Benfica-s, Atalanta pret Club Brugge, Tottenham sfidon Bodo/Glimt, ndërsa Marseille dhe Ajax përballen mes tyre në Francë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular