HomeSocialeMot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme! Ja kur do të...

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme! Ja kur do të nisin reshjet e shiut dhe sa do të jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës, megjithatë nuk mungojnë intervale të herëpashershme me kthjellime, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Reshjet e shiut pritet të nisin fillimisht përgjatë zonës lindore në orët e mesditës, me intensitet të ulët, ndërsa gradualisht reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë territorin me intensitet të ulët si dhe lokalisht shtrëngata.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8m/s,ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në veri era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

mt
5
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular