HomeAktualitetGjykata e Lartë rrëzon rekursin, Veliaj mbetet në burg. Ish-kryebashkiaku sfidon dekretin...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Veliaj mbetet në burg. Ish-kryebashkiaku sfidon dekretin e Presidentit për zgjedhjet, dërgon çështjen në GJK

Advertismentspot_img

Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar shfuqizimin e kësaj mase.

Veliaj argumentoi se nuk ekziston rreziku i pengimit të provave, pasi hetimet nga SPAK janë përmbyllur dhe dosja është dorëzuar në gjykatë. Megjithatë, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tij.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se ka vendosur të mos e pranojë rekursin e paraqitur nga Veliaj.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87-025-191), datë 09.06.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Vendimmarrja e Gjykatës së Lartë rrëzon kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, që Veliaj kishte kërkuar përmes avokatëve mbrojtës.

Ankimimi i dekretit te Begajt per zgjedhjet
e pjesshme te 9 nentorit cohet ne Kushtetuese

Erion Veliaj, kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës, ka depozituar një ankesë të re në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar dekretin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, për zhvillimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Sipas burimeve, në ankesën e tij, përfshihet edhe pezullimi i pjesshëm i dekretit presidencial, konkretisht në pjesën që prek zgjedhjet në Tiranë.

Veliaj e ka cilësuar vendimin e Presidentit si të papajtueshëm me Kushtetutën, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

“Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës”, shprehet Veliaj.

Erion Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të ndërhyjë menjëherë për të mbrojtur, sipas tij, “demokracinë përfaqësuese dhe vullnetin e qytetarëve”.

Kjo është lëvizja e radhës ligjore e Veliajt, në përpjekje për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe procesin e parashikuar për zgjedhje të reja në Bashkinë e Tiranës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular