HomeOP EDPërse ikën PD nga PD, për Tiranën?! nga Basir Çollaku

Përse ikën PD nga PD, për Tiranën?! nga Basir Çollaku

spot_img

nga Basir Çollaku
Përse ikën PD nga PD, për Tiranën?!
Eshtë biblik reagimi i ish-presidentit amerikan Ronald Regan, kur e pyetën përse iku nga Partia Demokratike tek ajo Republikane. Për të qenë të drejtë u përgjigj presidenti, pyetja më me vend është përse iku Partia Demokratike nga unë dhe jo unë nga ajo.

Në një kaos politik, shartuar me një batërdi kriminale, Rama kërkon një palë zgjedhje në Tiranë e pesë bashki të tjera. Kërkon të marrë kohë dhe konsumuar argument, duke menduar se me formulën kriminale e korruptive zgjedhore, merr rezultatin fitues. Rëndësi për të ka qëllimi jo mjeti. Partia Demokratike ka mbi një vit e gjysëm betejë për të larguar Veliajn nga Bashkia e Tiranës me akuza të shumta për korrupsion. Të vërteta. Të drejta. Mbi 50 protesta. Tym e flakë. Përballje. Me një konkretizim me produkt, arrestimin e ish-kryetarit. PD u ka thënë gjënë e duhur qytetarëve. Ky individ dhe shefi i tij Rama janë hajdutët më të mëdhenj të Tiranës. Ka ushtruar presion pozitiv mbi Strukturën e Posaçme. Një parti me ofertë krejt ndryshe për kryeqytetin. Tani kur pritshmëria ndodhi, Partia Demokratike hyn në një dilemë të paduhur.

Kë të kandidojë ?!

Një emër në distancë preh saj?

Një emër jo politik?!

Zgjedhjet në Tiranë, edhe ato vendore, kanë qenë, janë, e do të jenë politike në ekstrem gjithmonë. Sepse qeveriset më shumë se gjysma e popullsisë dhe diçka më tepër interesa qytetarësh. Përpjekja për të dalë matanë gardhit politik, me shpresë se “gënjehen” të lëkundur majtistë është skedinë identiteti.

Projektin e ka partia dhe ia jep kandidatit?!

E ka kandidati dhe vjen ta harmonizojë me partinë? Apo e bëjnë së bashku në pak ditë sa koha është limituar. Agron Shehaj ende opozitar, shprehet se nuk mbështet asnjë kandidat nga PD. Nuk do kishte folur ndryshe as mazhoranca. Kjo kur nuk ka kërkuar të jetë vetë kandidat. Nuk mund të ofrosh ultimatume nëse synim ke mundjen e një kundërshtari të përbashkët. Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, dy më të votuarit me 11 maj djathtas, kanë refuzuar të jenë kandidatë. Llogaritë e tyre politike, duket nuk janë fort partiake në këtë mandat të pjesshëm. Emrat e tjerë të propozuar nuk janë pa histori të lidhur me PD. Pavarësisht mënjanimit për arsyet e tyre. Këtu funksionon disi akti, mos rri afër se digjesh e as larg se ftohesh. Por pyetja është përse PD nuk paska funksionar politik, me profil të fortë, të pastër, frymëzues, e të moralshëm për të mundur një kandidat socialist me një mijë halle penale të një force superkorruptive?! Sigurisht Po. Ka. Dhe janë goxha emra. Anëtarësinë e madhe të PD nuk mund ta ushqesh me ra ky hall e u pamë. Aleatët thuajse gjithnjë përfitues mandatesh me vota demokratësh nuk mund të bëhen mur, por thjesht urë. Sgurisht parcela “soros” nuk duhet neglizhuar as përqafuar. Zgjedhjet janë ofruar paligjshmërisht në ekstrem nga narkoRama. Por poltikisht, PD nuk ka përse të ikë nga PD. Nëse kryeqytetasve u ofron kandidatin e tyre larg betonit dhe zhbërjes së qytetit, atëherë ata kanë emrin e merituar. Ata nuk duan një Veliaj tjetër. Rama nuk ka model ndryshe nga Veliaj. PD po. Ka. Ndaj të mos ngurojë as nxitojë. Kandidati dhe partia të ndarë nuk fitojnë. Banorët e Tiranës duhet të votojnë një emër të PD nëse duan të riçlirojnë Tiranën. Të shkojnë me 17 nëntor pa zaptuesit në kurriz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular