HomeRajoniOsmani: Thirrjet e pamatura të Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e...

Osmani: Thirrjet e pamatura të Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Advertismentspot_img

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit të Serbisë , Aleksandër Vuçiq, i cili një ditë më parë tha se “Të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës”, për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Në reagimin e saj, Presidenca thotë se thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së afërt.

Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të shtruar rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme, Vuçiq po i tregon botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiq dhe regjimi i tij po flirtojnë sërish me të njëjtat fantazi shkatërrimtare që dikur shkatërruan mijëra jetë të pafajshme“.

Sipas Presidencës së Kosovës ky skenar është parë më herët, në kohën e Millosheviqit, i cili, zgjodhi luftën gjenocidale si mjetin e tij të fundit të dëshpëruar për të mbajtur pushtetin.

Ai ushtroi dhunë çnjerëzore në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë, dhe në fund në Kosovë — të gjitha të dokumentuara me kujdes për ta parë bota. Përmes makinerisë së tij propagandistike, me Vuçiqin si shef të propagandës, ai ndezi urrejtjen që çoi në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi me turp: u rrëzua nga populli i vet, u gjykua si kriminel lufte dhe mbahet mend si njeriu që e çoi kombin e tij drejt rrënimit dhe si kasapi i Ballkanit“, thuhet tutje në reagimin presidencial.

Mw tej thuhet se “Vuçiq duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: të nxisë konflikte, të rrezikojë jetë, dhe të besojë se gjakderdhja do ta mbajë në pushtet“.

Sipas Presidencës, siç kishte dështuar Millosheviqi, do t dështojë edhe Vuiçiqi.

Historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi — dhe po ashtu do të dështojë edhe Vuçiqi. Lufta nuk është një mjet udhëheqjeje. Ajo është strehimi i fundit i liderëve që kanë humbur legjitimitetin, që nuk mund të frymëzojnë me vizion, dhe që nuk shohin asnjë rrugë përpara veçse përmes shkatërrimit. Kosova, nga ana tjetër, ka zgjedhur paqen. Paqen, të cilën do ta mbrojmë me çdo kusht”, thuhet në fund të reagimit të Presidencës së Kosovës, ndaj deklaratave të një dite më parë të presidentit serb, Vuçiq.

Por, Osmani ka thënë se qasja e presidentit serb nuk është e panjohur.

“Në vitet ’90, Sllobodan Millosheviqi [ish-lideri jugosllav] e zgjodhi luftën gjenocidale si instrumentin e tij të fundit në pushtet. Ai kreu dhunë jonjerëzore në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe më pas në Kosovë – të gjitha të dokumentuara që bota t’i shohë. Përmes makinës së tij të propagandës, me Vuçiqin si shef të propagandës, ai ka nxitur urrejtje që ka çuar në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Sipas saj, Vuçiqi beson se mund të ringjallë formulën e njëjtë, por që historia ka qenë e qartë se ashtu siç ka dështuar Millosheviqi, e njëjta e pret Vuçiqin.

“Kosova, në anën tjetër, e ka zgjedhur paqen. Paqen, që do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka përfunduar Osmani.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular