HomePolitikeGara për Tiranën, tërhiqet Agron Shehaj i jep mbështetje Florjan Binajt. Del...

Gara për Tiranën, tërhiqet Agron Shehaj i jep mbështetje Florjan Binajt. Del dhe kandidati i PD për Bashkinë e Cërrikut

Advertismentspot_img

Është zbuluar emri i kandidatit të opozitës për Cërrikun, e cila është një prej 6 bashkive që do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për mjekun Amarildo Hoxha. Ai vjen nga shoqëria civile dhe do të garojë si kandidat i pavarur, teksa do të ketë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Mësohet se 42 vjeçari gëzon reputacion të mirë në zonë, ndërsa ushtron detyrën e mjekut të familjes në Njësinë Administrative Klos Bashkia Cërrik.

Ndërkohë, opozita pritet të ketë si kandidat edhe Eligert Himën, i cili do të kandidojë në logon e “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, teksa mësohet se është diplomuar për Kriminilogji në Milano.

Sa i përket socialistëve, në garën e 9 Nëntorit në Cërrik pritet të kandidojnë me kryetarin e komanduar në detyrë të Bashkisë Cërrik, Florenc Doka.

Bashkia e Cërrikut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular