Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Përveç Ogerta Manastirliut, e cila tashmë e ka nisur fushatën në kryeqytet, PS ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 9 nëntorit, në pesë bashkitë e tjera.
Brunilda Mersini është kandidate për Vlorën, socialistët kanë vendosur t’i besojnë garën e 9 nëntorit.
“Në kushtet e krijimit të beftë të vakancës në bashkinë e Vlorës, menduam të kishim një kandidat për këtë pjesë të mandatit. Kandidati që i plotëson Brunilda Mersini kandidate për bashkinë e Vlorës, ish-deputete”, tha Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS.