Vendet anëtare të NATO-s diskutojnë bashkëpunimin kundër rreziqeve digjitale në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë. Konferenca në Tiranë synon ndërtimin e një arkitekture të përbashkët sigurie kibernetike.
Organizimi i një mbrojtjeje të përbashkët nga sulmet kibernetike është fokusi i Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë më 9–10 tetor me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës. Takimi fokusohet në forcimin e rezistencës kolektive ndaj kërcënimeve digjitale dhe në bashkëpunimin publik-privat për sigurinë kibernetike.
Takimi vjen pasi sistemet online të qeverisjes në Shqipëri janë sulmuar disa herë që nga viti 2022 nga një grup i identifikuar si “Homeland Justice” në Telegram, pas së cilit dyshohet se fshihen hakerë iranianë. Grupi konsiderohet përgjegjës për sulmin ndaj shërbimeve qeveritare digjitale dhe rrjedhjen e një sasie të madhe të dhënash personale të qytetarëve, çka çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Po ashtu, ai mori përsipër sulmin ndaj Bashkisë së Tiranës në qershor të këtij viti, që nxori jashtë funksionit përkohësisht 55 shërbime publike.
Në fjalën përshëndetëse në këtë takim, kryeministri Edi Rama pranoi sulmet ndaj sistemeve digjitale të qeverisë dhe aktorëve të tjerë në vend, por këmbënguli se vendi është fuqizuar dhe dëmet nga këto sulme janë tashmë të pakonsiderueshme. “Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik çdo tre minuta, por i zmbrapsim,” deklaroi Rama, duke theksuar nevojën për bashkëpunim. Ai shtoi se edhe aleatët që ndihmuan Shqipërinë pas goditjeve morën mësime për t’u mbrojtur më mirë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po ashtu foli për nevojën e bashkëpunimit mes vendeve, duke theksuar se Aleanca i konsideron këto sulme si ndaj saj. “NATO është e përkushtuar të mbrojë hapësirën kibernetike të aleatëve. Askush nuk qëndron vetëm,” tha ai, duke nënvizuar rolin e Qendrës së Integruar të Mbrojtjes Kibernetike.
Konferenca në Tiranë synon ndërtimin e një arkitekture të përbashkët sigurie kibernetike dhe imponimin e kostove ndaj aktorëve keqdashës. Shqipëria, dikur objektiv i sulmeve, shfaqet sot si një partner aktiv në mbrojtjen digjitale të Aleancës.
Sekretari i Përgjithëm i NATO-së, Mark Rutte, në një fjalim virtual në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të alencës që zhvillohet në Tiranë, u shpreh se tastiera sot është një armë lufte.
Por, theksoi Rutte, në NATO askush nuk qëndron i vetëm dhe se të gjitha shtetet do jenë së bashku “në këtë epokë në digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”.
“Më vjen keq që nuk jam me ju personalisht, Sot tastiera është armë lufte që shënjestron shoqëritë tona çdo ditë.
Po rrisim investimet në hapësirat kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen, por NATO ofron rrjet unik.
NATO është aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vazhdojmë të promovojmë një reagim të bazuar në norma në hapësirat kibernetike.
Në NATO askush nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë, tha ai
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vendi u përball me një sulm kibernetik të konsiderueshëm që synoi infrastrukturën dixhitale, por shtoi se investimet e bëra kanë bërë të mundur mbijetesën dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale për qytetarët.
Në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Rama u shpreh se përballja me sulmin ishte një test i rëndësishëm për sistemin dixhital të vendit dhe se rezultati tregon përparimin e arritur në orientimin drejt shërbimeve online.
Duke folur për intensitetin e kërcënimeve në hapësirën dixhitale, kryeministri paralajmëroi se sulmet janë të shpeshta, por shtoi se sistemi ka kapacitetin t’i përgjigjet.
“Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por ia dalim t’i zmbrapsim tërësisht”, tha Rama.
Edi Rama: Ne na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft ë keq dhe të gjerë që synoi infrastrukturën dixhitale. Ne kemi investuar për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve një histori
U bëmë nga të parat vende që nuk kishin sportele për të ofruar shërbimet dhe sollëm 95 % në xhepat e qytetarëve
Për personat brenda a jashtë vendit të gjithë mund ti marrin menjëherë dhe falas këto shërbime. Nje investim i jashtëzakonshëm për burimet tona të kufizuara dhe gjithë ajo kohë e shpenzuar për ta bërë këtë mund të iknin si pa të keq







