Fahri Balliu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Tiranës, Florian Binaj.
Balliu tha se PD bëri një zgjidhje të shkëlqyer bashkë me aleatët duke mbështetur Binajn, të cilin e përshkroi me superlativa, si një aktor shumë të talentuar.
“Mendoj se kjo zgjidhje që është gjetur nga PD dhe opozita është një zgjidhje e shkëlqyer.
Partia Demokratike ka vendosur një parim me aleatët dhe jo në mënyrë meskine, ka menduar për bashkim në mënyrë më të gjerë. Figura që ka gjetur më ka bërë më shumë optimist, se dakordësia me parimin. Figura që ka gjetur, në investigime serioze, është pritur jashtëzakonisht mirë. E them me sinqeritet, është pritur mirë sepse ai djalë ka një trajektore modeste por interesante në politikë, ka marrë konsensus shumë të madh.
E mbytin me telefonata njerëzit dhe shikuesit me informacione për zbërthimin e korrupsionit.
Që nga fiizku, fakti që është brilant si talent, këto luajnë rol shumë. Kemi parë kur kandidonte Reagan apo Schwarzenegger dhe fituan. Ka raste të jashtëzakonshme në botë, të shohësh gjetje të tjera të politikës. E shoh si modernitet që futi politika, nesër mund ta bëjë edhe PS. Kjo që e futi është një gjë shumë progresive. Në PD nuk ishte vetëm një e dy që donin apo nuk donin, lista shkonte te 19 vetë, por gjykoj që ky qe një hap shumë inteligjent”, deklaroi Balliu.