HomeKryesoreEMRAT/Qeveria miraton 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë. VKM te...

EMRAT/Qeveria miraton 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë. VKM te tjera të Këshillit të Ministrave: Emërime, shkarkime, investime dhe tarifa…

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, 15 tetor, duke prekur fusha si arsimi, teknologjia, menaxhimi i emergjencave dhe përbërja e institucioneve qeveritare.

Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës

Një nga vendimet kryesore është nisja e konkursit për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është ngarkuar si organ qendror blerës për realizimin e projekt-idesë. Fondi prej 23.6 milionë lekësh do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2025, duke synuar modernizimin e infrastrukturës akademike në qytetin bregdetar.

Tarifa të reja për shërbimet elektronike të AKSHI-t

Këshilli i Ministrave po ashtu ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke bërë dallime mes institucioneve publike, subjekteve private dhe qytetarëve.

Kështu, për institucionet publike, shërbimet si nënshkrimi elektronik, vula elektronike dhe certifikatat për fiskalizim do të jenë pa pagesë.

Ndërsa për subjektet private tarifat do të jenë të tilla: Tarifa për nënshkrim elektronik (1 vit) është 4 800 lekë, certifikata për fiskalizim 4 000 lekë, ndërsa transaksionet në platformën GG do të kushtojnë 15–20 lekë.

Qytetarët shqiptarë dhe të huaj: Nënshkrimi elektronik për një vit do të kushtojë 2 000 lekë.

Pagesat do të kryhen online përmes portalit e-Albania dhe të gjitha të ardhurat do të derdhen në buxhetin e shtetit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe shfuqizon aktin e mëparshëm të vitit 2020.

Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit (SAR)

Një tjetër vendim i rëndësishëm është miratimi i përbërjes dhe detyrave të Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili do të kryesohet nga Koordinatori Kombëtar SAR. Komiteti përfshin përfaqësues nga Forcat e Armatosura, ministritë kyçe dhe institucionet e emergjencës, me detyra si:

•          Hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.

•          Bashkëpunimi me autoritetet civile, ushtarake dhe organizatat ndërkombëtare për operacione efektive SAR.

•          Monitorimi i zbatimit të politikave për rritjen e efikasitetit të operacioneve.

•          Promovimi i sigurisë dhe trajnimeve për personelin dhe qytetarët.

Mbledhjet e Komitetit do të zhvillohen të paktën dy herë në vit dhe sipas nevojës në raste emergjencash. Sekretari Teknik siguron organizimin dhe mbështetjen teknike për funksionimin e Komitetit.

Ndryshime në përbërjen e institucioneve

Gjithashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.

Lirime nga detyra:

Silda Çepe – Liruar nga detyra si zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ana Kapaj – Liruar nga detyra si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit

Klajd Karameta – Liruar nga detyra si zëvendësministër i Drejtësisë

Emërime:

Vilma Premti – Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Elona Hoxha – Zëvendësministre e Drejtësisë

Besjan Kadiu – Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Fatmir Guri – Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular