HomeKryesoreQeveria i çon dokumentet Kushtetueses për shkarkimin e Veliajt: Mungoi mbi 3...

Qeveria i çon dokumentet Kushtetueses për shkarkimin e Veliajt: Mungoi mbi 3 muaj!

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave ka dërguar zyrtarisht këtë të enjte, më 16 tetor, në Gjykatën Kushtetuese të gjithë dokumentacionin së bashku me parashtrimet për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Mes këtyre dokumenteve që janë dorëzuar përfshihen propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt, vendimi i shkarkimit të Këshillit të Ministrave që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Sa i përket argumenteve kryesore për shkarkimin e Veliajt, thuhet se kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësi fizike për të ushtruar detyrën që prej 10 shkurtit 2025, për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Argumenti tjetër është se gjykata i ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për zëvendësimin e masës, duke e lënë Veliajn jashtë funksionit për më shumë se tre muaj: “Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë.”

Ndërsa më tej, si argument jepet që Këshilli Bashkiak ka konstatuar se mungesa e zgjatur përbën shkak ligjor për shkarkim. Madje theksohet fakti që mungesa e Veliajt në detyrë ka ngritur shqetësimin e këshilltarëve bashkiakë mbi “dëmin e rëndë” që kjo i shkakton nevojave të qeverisjes së kryeqytetit dhe interesit të qytetarëve të Tiranës.

Të gjendur në këto kushte, thuhet se nuk mund të neglizhohej nga qeveria vullneti i anëtarëve të Këshillit Bashkiak: “Këshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligjërisht e mundshme në dorën e tij me qëllim fillimin e procedurave të mëtejshme, për të rikthyer normalitetin qeverisës në Bashkinë Tiranë. Ky vullnet politik dhe ligjor i përfaqësuesve të zgjedhur të Kryeqytetit nuk mund të neglizhohet dhe Këshilli i Ministrave nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të finalizojë procedurën ligjore të shkarkimit.”

Sipas shkresës së qeverisë, Veliaj nuk duhej të ishte ankuar në Gjykatë Kushtetuese, por në Gjykatë Administrative, pasi nuk është shkarkuar për shkelje të rënda: “Diferenca me shkronjën ‘a’ të nenit 62, qëndron në faktin, se kur ndodh shkarkimi për shkelje të rënda të Kushtetutës apo të ligjeve të tjera, mbrojtja bëhet me instrumenta kushtetuese (Gjykata Kushtetuese), kurse për rastet e tjera, palët e prekura mund të shfrytëzojnë vetëm instrumentat administrative të mbrojtjes dhe t’i ngrejnë pretendimet në gjykatën kompetente administrative dhe jo sipas procedurës së posaçme që përcakton neni 115 i Kushtetutës. Po kështu, nuk zbatohet procedura e posaçme e nenit 115, të Kushtetutës edhe në rastet e tjera të mbarimit para kohe të mandatit, që përcaktohen të listuara në nenin 61, të ligjit nr.139/2025.

Parashtrimi i argumenteve nga qeveria vjen vetëm një ditë pasi presidenti Bajram Begaj bëri të njëjtën gjë. Sjellim ndërmend se seanca në Gjykatën Kushtetuese që do të shqyrtojë çështjen e shkarkimit nga detyra të Erion Veliajt, do të mbahet më datë 31 tetor.

Nëse Gjykata Kushtetuese e miraton shkarkimin, hapet rruga për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular