HomeRajoniKurti nga Londra: Kosova e gatshme për të pritur azilkërkuesit e refuzuar...

Kurti nga Londra: Kosova e gatshme për të pritur azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar

Advertismentspot_img

Kosova është shprehur e gatshme të pranojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, si pjesë e planit të kryeministrit britanik Keir Starmer për krijimin e “qendrave të kthimit” për migrantët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër, deklaroi se vendi i tij po zhvillon bisedime me autoritetet britanike për të shqyrtuar mënyrën e zbatimit të këtij plani. Ai theksoi se Prishtina e sheh këtë si një akt miqësor dhe politik ndaj Londrës, ndërsa në këmbim kërkon mbështetje të shtuar për sigurinë kombëtare përballë kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.

“Duam të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar. E konsiderojmë këtë si detyrë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por jemi të gatshëm të kontribuojmë. Aktualisht po zhvillojmë komunikim të rregullt mes ekipeve tona të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe juristëve për të parë si ta realizojmë këtë në mënyrë të qetë dhe për përfitim të ndërsjellë,” tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova pret nga Britania mbështetje në formën e pajisjeve të sigurisë dhe shkëmbimit të inteligjencës, për t’u përballur me kërcënimet rajonale.

“Kryesisht do të dëshironim mbështetje në siguri qoftë përmes marrëveshjeve strategjike apo përmes pajisjeve dhe projekteve që mund të realizojmë. Dy ekipet tona po punojnë për këtë dhe besoj se do të ketë një rezultat të suksesshëm,” nënvizoi ai.

Kurti theksoi gjithashtu se oferta e Kosovës për të pranuar migrantë është një mënyrë për të kthyer mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar, e cila ndihmoi Kosovën gjatë ndërhyrjes paqeruajtëse kundër regjimit të Slobodan Millosheviçit në fund të viteve ’90.

“Ju na ndihmuat shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë,” përfundoi Kurti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular