Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin e tij, është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të rënda. I riu u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në mbrëmje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Tepelenë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme (dje), në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.







