HomeKulturePërgatitet premiera e ciklit të veprave të Beethoven, dirigjenti zvicerian Agudin: Dua...

Përgatitet premiera e ciklit të veprave të Beethoven, dirigjenti zvicerian Agudin: Dua ta bëj orkestrën e RTSH-së më të mirën në rajon brenda 3 viteve

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndësishme kulturore është në prag të realizimit me Orkestrën Sinfonike të RTSH-së. Dirigjenti i njohur zviceran, Facundo Agudin, së bashku me tenorin Remy Burnens, kanë dhënë detaje për koncertin e së premtes, i cili i kushtohet ciklit të veprave të Ludëig van Beethoven.

Të ftuar në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, Agudin dhe Burnens shprehën entuziazmin e tyre për bashkëpunimin me orkestrën shqiptare.

Ambicja e dirigjentit Agudin

Për dirigjentin Agudin, ky është bashkëpunimi i parë me Orkestrën e RTSH-së. Ai u shpreh se ndjehet i relaksuar dhe “si në shtëpi” në Tiranë, duke vlerësuar standardin e lartë të përkushtimit të muzikantëve.

“Muzikantët e orkestrës së RTSH-së duken të përkushtuar gjatë provave. Ata flasin me dashuri të madhe për muzikën. Dua që brenda 3 viteve ta bëj orkestrën e RTSH-së më të mirën në rajon,” deklaroi Agudin.

Dirigjenti theksoi se është thelbësore që një orkestër profesionale si kjo e RTSH-së të interpretojë repertorin e Beethovenit, duke premtuar se publiku i Tiranës do të ketë qasje të drejtpërdrejtë ndaj veprave të kompozitorit të madh. Ai shtoi se ka “kimi” në punën e tij me orkestrën.

Tenori Burnens: Një eksperiencë unike

Tenori Remy Burnens, i cili ka interpretuar edhe më parë këtë repertor, e cilësoi vizitën dhe performancën e ardhshme si “fantastike” dhe “diçka shumë të veçantë”.

“E kam bërë edhe më parë këtë performancë, por çdo sfidë është e re. Është një eksperiencë e veçantë dhe unike,” u shpreh Burnens.

Koncerti i të premtes pritet të jetë një pikë kulmore për skenën muzikore të Tiranës, duke sjellë standarde të larta interpretative me veprat e një prej gjenive më të mëdhenj të muzikës klasike. /rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular