HomePolitikePresidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh...

Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit

Advertismentspot_img

“Ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes”, shkruan Presidenti i Republikës

Sot më 1 nëntor, me ftesë të Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

“Ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes”, shkruan Presidenti i Republikës në një postim në rrjetin social X.

Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Sot, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.

Një qendër unike e kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka me vizionin e një bote që ruan historinë duke parë nga e ardhmja”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular