Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, Ministri Blendi Gonxhja u takua me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santache. Takimi i ministrave riafirmoi angazhimin e përbashkët për një partneritet të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë në turizëm. Diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, harmonizimin e standardeve, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë, fuqizimin e aftësive dhe edukimin e profesionistëve, si dhe zgjerimin e mundësive turistike gjithëvjetore. Ky takim konsolidon marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e turizmit, për të vendosur standarde të reja për një turizëm inovativ dhe cilësor në vend.
Gonxhja takohet me homologen italiane të Turizmit dhe riafirmon angazhim të përbashkët për partneritet të qëndrueshëm në turizëm
RELATED ARTICLES







