HomeSportMë në fund Barça mund të festojë! I jepet leja që të...

Më në fund Barça mund të festojë! I jepet leja që të përdorë “Kamp Nou” edhe pa përfunduar punimet

Advertismentspot_img

Barcelona më në fund kthehet në shtëpinë e saj. Bashkia në Katalonjë ka miratuar kthimin në stadiumin “Kamp Nou” të skuadrës së Hansi Flik, duke i dhënë leje të luajë kundër Atletik Bilbaos në stadiumin e saj.

Katalanasit luajnë të shtunën kundër baskëve dhe leja u dha për të hapur pjesërisht stadiumin, në të cilin po vazhdojnë ende punimet për rikonstruksionin dhe rimodelimin e tij. Sipas planit të ri, në stadium mund të jenë të pranishëm 45401 spektatorë, për një pjesë që cilësohet e sigurt për qëndrimin e tyre.

Në fillim katalanasit hapën stadiumin për një stërvitje më 7 nëntor dhe aty ishin të pranishëm 23 mijë tifozë, të cilët deshën të shihnin nga afër stadiumin i cili ka kohë që po rikonstruktohet. Plani fillestar ishte që të luhej më atë kapacitet. Por në fund dëshira e klubit mbizotëroi dhe u vendos për këtë sasi tifozësh në impiantin e ri për ndeshjen e datës 22.

Tani klubi katalanas po punon që të luajë në stadiumin e saj edhe ndeshjen e Ligës së Kampioneve, atë ndaj Eintraht Frankfurt më 9 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular