HomeKryesore"BE kërkon ndryshim të kulturës politike", Komisionerja Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos:...

“BE kërkon ndryshim të kulturës politike”, Komisionerja Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos: SPAK po jep rezultate, por kjo nuk mjafton

Advertismentspot_img

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar këtë të martë, më 18 nëntor, përparimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, por paralajmëron se sfidat e vërteta sapo kanë filluar.

Në një intervistë për Deutsche Welle, komisionerja Kos tha se SPAK po jep rezultate, por kjo nuk është e mjaftueshme sipas saj, ndaj theksoi se ndryshimi i kulturës politike është thelbësor për integrimin evropian.

Pjesë nga intervista

DW: Grup-kapitulli që u hap të hënën (17.11.2025), ka të bëjë edhe me bujqësinë, mes të tjerash. Dhe kur u përmend bujqësia, ju theksuat se Shqipëria duhet të bëjë shumë kujdes në menaxhimin e fondeve. Kemi një eksperiencë të keqe nga e shkuara, me fondet IPARD. Aktualisht, fondet IPARD III janë të ngrira. Dhe fatkeqësisht, Shqipëria është vend me nivel të lartë korrupsioni. A mendoni se Shqipëria do të jetë në gjendje t’i menaxhojë këto fonde në të ardhmen? 

Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin: Po, jam e sigurt, por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye për këtë: Së pari, janë paratë e taksapaguesve europianë. Dhe unë jam gjithashtu përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së. Së dyti, janë bërë përparime. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore”, që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit. Është e rëndësishme për ne, por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë. Në fakt, unë jam e rreptë dhe ne jemi të rreptë në të gjithë kapitujt që ata duhet të përmbushin dhe tani Shqipëria. Dua të theksoj se ne hapëm të gjithë grup-kapitujt, por tani fillon puna e vërtetë. Pra, duhet të negociojmë kapitull pas kapitulli. Ata duhet të përmbushin kriteret e ndërmjetme, kështu që ka disa kritere që duhet të përmbushin. Pasi të përmbushen, ne do të jemi në gjendje të mbyllim edhe kapitujt. Krimi i organizuar, anti-korrupsioni, sistemi i prokurimit publik, sistemi gjyqësor, të drejtat e njeriut, gjithçka që është në grupin e parë, është në të vërtetë kaq e rëndësishme, saqë ne e fillojmë dhe e mbyllim me të. Kështu që ne mund të monitorojmë edhe zhvillimet ndërmjet.

DW: Ju e përmendët SPAK. Gjithashtu folët për prokurimet publike, luftën kundër korrupsionit, dhe të gjitha këto më sjellin ndërmend rastin e zëvendëskryeministres aktuale, e cila është nën hetim. Ka gjithashtu një tjetër ish-zëvendëskryeministër në arrati. Në të dyja këto raste kemi korrupsion të nivelit të lartë. 

Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin: Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Siç e përmenda më herët, kemi raste korrupsioni edhe brenda BE-së. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione, vendet kandidate i kanë institucioni për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas./Marrë nga DW

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular