HomePolitikeDorëheqja e drejtorëve nëpër bashki, Mazniku: PS vetëkorrigjohet, nuk është ndërhyrje e...

Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki, Mazniku: PS vetëkorrigjohet, nuk është ndërhyrje e ekzekutivit

Advertismentspot_img

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ishte i ftuar në një intervistë për Klan News. Ai u pyet nga gazetari Besard Jacaj në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kryetarët e bashkive të vendit në lidhje me dorëheqjet e nënkryetarëve, drejtorëve apo funksionarëve të tjerë në disa qytete të ndryshme.

Mazniku u shpreh se kjo nuk është ndërhyrje e ekzekutivit mbi pushtetin vendor, por vetëkorrigjim i Partisë Socialiste kur sheh që gjërat nuk shkojnë siç duhet. Sipas tij, kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është mëse i legjitimuar që të bëjë rregullime sa herë që shikon që një qytet i caktuar nuk po qeveriset në përputhje me standardet që ka pritshmëri selia rozë.

Mazniku theksoi se ky legjitimitet vjen nga vota që i kanë dhënë qytetarët PS-së dhe se kjo nuk është kërkuar në asnjë rast për bashkitë që udhëhiqen nga opozita.  

“Kryetari i PS-së është personi, i cili udhëheq PS-në në të gjithë Shqipërinë, është edhe kryeministër i vendit. Si kryetar i PS-së, shumë nga këta kryetarë të bashkive janë zgjedhur nominalisht si kandidatë, por janë zgjedhur edhe si kandidatë të PS-së. Përgjegjësia për menaxhimin e këtyre qyteteve është përgjegjësia e atij kandidati dhe por është përgjegjësi jo rrallë herë e PS-së. Marrim rastin e Vlorës meqenëse është rast i diskutuar. Është i PS-së më shumë sesa është emri i kandidatit, që të flasim ç’është realiteti. Për këtë arsye ka një përgjegjësi. Njerëzit thonë që “kemi besuar kryetarin e bashkisë, por i kemi besuar edhe PS ndaj kur një gjë nuk funksionon në qytetin tonë ne i kërkojmë llogari kryetarit të bashkisë që kemi zgjedhur, por edhe forcës politike që e ka zgjedhur këtë kryetar”. Kështu që padyshim në këto raste kryetari i PS-së është më se i legjitimuar që të thotë përsa kohë që ne gjykojmë si forcë politike që në një qytet të caktuar që nuk po qeveriset në përputhje me standardet që ka pritshmëri forca jonë politike të bëjmë axhustimet e nevojshme si forcë politike. Padyshim që midis opsionit që të themi “mirë nuk po funksionon kjo gjëja këtu, ta lemë të vijojë sepse le ta zgjidhin qytetarët pas katër vjetësh”, apo të ndërhyjë me përgjegjshmërinë më të lartë kryetari i PS-së që është edhe kryeministri i vendit për të siguruar që në atë qytet punët shkojnë siç duhet, siç presin qytetarët, siç presin votuesit, unë besoj se zgjedhja e dytë është më e mirë dhe nuk është ndërhyrje e ekzekutivit në pushtetin vendor, është ndërhyrje e një force që ka legjitimitetin fituar nga vota e njerëzve në një territor që njerëzit e kanë votuar. Nuk ia ka kërkuar asnjë gjë të tillë kryetari i PS-së asnjë prej atyre që janë të zgjedhur të opozitës. Ata e bëjnë siç e mendojnë vetë, e zgjedhin siç e mendojnë vetë dhe për këtë gjë marrin vlerësimin apo ndikimin pas 4 vjetësh. PS-ja në mënyrë sistematike e vetëkorrigjon veten kur sheh diçka që nuk shkon”, tha Mazniku.

Duke folur për reformën zgjedhore, Mazniku tha se mazhoranca synon që së bashku me opozitën të krijojnë një reformë që i reziston kohës.

“T’i japim mundësinë opozitës që të krijojmë një reformë, e cila potencialisht të qëndrojë në kohë 10-15-20 vjet dhe të jetë reforma  e cila strukturon bashki, pushtet vendor, i cili mund të funksionojë në raport jo thjesht për Shqipërinë, por edhe në raport me Europën, si bashki europiane”, tha Mazniku sipas të cilit kjo realizohet nëse synimi është zgjidhja e një problemi dhe “jo tentativa për të diskutuar çështje elektorale”.

“Padyshim më pas kjo ka edhe një impakt elektoral, por ky do të jetë impakt dhe jo synim. Ky është një tren që nuk e humbim dot”, shtoi ai.

Sa i përket, bashkive me probleme, Mazniku bëri me dije se për momentin asnjë nuk është në rrezik falimenti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular