FIFA ka zbuluar ndarjen e vazove për shortin e Botërorit, që do të hidhet më 5 dhjetor.
Në vazon e parë do të jenë pritësit, SHBA, Meksikë, Kanada, por edhe ekipet e renditura më mirë në renditjen e përgjithshme, si Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
Të gjashta skuadrat që do të vijnë nga “play-off”-et, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën, do të jenë në vazon e katërt.
Kjo procedurë i pozicionon fituesit e “play-off”-eve si skuadrat më të dobëta në vlerësim.
Shorti i plotë i fazës së grupeve do të hidhet më 5 dhjetor dhe transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.
NDARJA E VAZOVE
Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.
Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Fituesi i “play off” europian A, B C dhe D, Fituesi i “play off” ndërkontinental 1 dhe 2.








