HomeKryesorePublikim me detyrim i dokumenteve/ Integrimi në BE, rregulla të reja transparence...

Publikim me detyrim i dokumenteve/ Integrimi në BE, rregulla të reja transparence për autoritetet publike

Advertismentspot_img

Programet e transparencës janë përmirësuar nga zyra e komisionerit për të drejtën e informimit, duke miratuar dy modele të pasuruara me qëllimin për të rritur nivelin e llogaridhënies institucionale.

Autoriteteve publike ju shtohet detyrimi i publikimit të informacionit online edhe për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Komisioneri për të drejtën e informimit, Besnik Dervishi, thotë: “Ndërhyrja kryesore ka të bëjë me procesin e integrimit europian, ku çdo autoritet publik tashmë duhet të vendos në programin e transparencës  të gjithë procesin, dokumentacionin dhe çdo detyrë që ka”.

Ndërsa programi model për pushtetin vendor parashikon përfshirjen e një fushe të re të dedikuar për veprimtarinë e Këshillave Bashkiak, që synon forcimin e transparencën në nivel lokal.

“Në njësitë e vetëqeverisjes vendore ne i kemi dhënë rëndësi organit vendimmarrës, Këshillave Bashkiak. Pra, ka një rubrikë të veçantë që do të reflektojë aktivitetin dhe vendimet e këshillave”, shprehet Dervishi.

Dy programet model të transparencës për autoritetet publike dhe për njësitë e vetëqeverisjes vendore janë botuar në fletoren zyrtare si përmbushje e detyrimeve që rrjedhin nga ligji për të drejtën e informimit, që kërkojnë të lehtësojnë marrjen e informacionit në kohë reale.

Besnik Dervishi shton: “Është ajo që ne e quajmë transparenca proaktive. Pra është informacioni që vetë institucionet duhet të vënë në dispozicion të qytetarëve, medias e të gjithë faktorëve të interesuar. Nuk ka pse të bëhet ankesë pranë komisionerit për të marr informacion, këtë informacion duhet ta gjeni vetë të vendosur publikisht. Fitohet kohë edhe cilësi”.

Afati i institucioneve për të reflektuar ndryshimet është deri më 31 mars, e më pas kush do të ketë mangësi në informacion do të bëhet pjesë e një hetimi administrativ nga zyra e komisionerit për të drejtën e informimit që mund të sjell edhe sanksione.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular