HomeSocialeMinistri Salla: Vijon shpërndarja e bazës ushqimore për gjënë e gjallë

Ministri Salla: Vijon shpërndarja e bazës ushqimore për gjënë e gjallë

Advertismentspot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se, pas verifikimeve në terren dhe vlerësimit të nevojave të evidentuara, po shpërndahet baza ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e prekura nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Shpërndarja e bazës ushqimore për gjënë e gjallë synon të minimizojë vështirësitë e shkaktuara nga prania e ujit dhe të garantojë furnizimin bazë për vijimësinë e aktivitetit blegtoral.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon punën në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore, për të garantuar asistencë dhe për të adresuar nevojat emergjente të fermerëve dhe blegtorëve. Verifikimet në terren po vijojnë me qëllim evidentimin e plotë të situatës dhe mbështetjen e çdo fermeri dhe blegtori të prekur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular