HomeKulture“Dialog” me Romanin “Shtëpia e Verdhë” të Bashkim Hoxhës/MEDITIM nga Ardi Omeri

“Dialog” me Romanin “Shtëpia e Verdhë” të Bashkim Hoxhës/MEDITIM nga Ardi Omeri

Advertismentspot_img

MEDITIM nga Ardi Omeri
Me kish ndodhur edhe me pare qe, pasi kisha lexuar poezite e Skender Rusit, deshiroja te grisja te tera “fletet” ku ishin shkruar poezite e mia, te pakten …

Po ate dite, ndersa udhetoja me aereoplan nga Selaniku drejt Amsterdamit, ndersa lexoja “Gruaja e Shiut”, te Bashkim Hoxhes, me erdhi perseri mendimi “te grisja” te gjitha “fletet” e prozave te mia.

E per çudi, kam plot fansa qe me komplimentojne! Edhe mua me pelqejne derisa lexoj ndonje shkrimtar te mire qe me ben te mos e ndaloj leximin deri sa te mbaroje libri.

Keshtu me ndodhte kur isha i ri. Vetem ne ate kohe nuk e ndaja librin derisa ta mbaroja. Ne fund, kur libri me kish pelqyer i rikthehesha dhe e rilexoja perseri. Kjo po me ndodh me poezite e Skender Rusit dhe romanet e Bashkim Hoxhes.

Kisha kohe qe nuk lexoja diçka te mire.

Kisha kohe qe dendja trurin me poezi facebook-u qe vetem poezi nuk jane, por siç do t’i klasifikonte Poradeci, “vargezime”. Ah po, edhe Driteroi te njejten gje ka thene, por kujt ja tha?

Por me romanet e Bashkimit me ndodh tjeter gje. Me fusin ne mendime!

Me Bashkimin njihem personalisht, madje jemi miq te mire. Une e adhuroj si njeri. Eshte me koken plot dhe kokeulur. Ne trurin e tij filozofia e jetes ka bere shtepine dhe ai na e jep ne forma te ndryshme ne romanet e tij si leksione me frazeologjizma qe te bejne te mendosh e te rimendosh ekzistencen tende.

“Prandaj dua te gris faqet e prozes qe kam shkruar deri tani?!”

Ndoshta! Nuk e di ne do mund te shkruaj diçka me te mire, sepse brumi gatuhet ne mengjes, dhe mua mengjesi me ka ikur me kohe e une s’jam si disa 50 vjeçare qe nisin te zhgarravisin poezi kur dalin ne pension. Apo kjo ka lidhje me endrrat qe, siç thote Bashkimi, “jane si oqeani, diku do te dalin ne nje breg!”

Po rilexoj per se dyti romanin “Shtepia e Verdhe”. Ma solli me Pdf ne whatsapp siç ben tashme ngahere me botimet e reja. Kam qe dje qe e lexoj dhe nuk e kam ndare derisa e mbarova.

Ne pergjithesi libri i mire njihet qe ne tre faqet e para. Ne se nuk te merzit, por te terheq atehere mund ta vazhdosh dhe e verteton pasi lexon 20 faqe. Kur bindja qe eshte per t’u lexuar, forcohet, ti pa e shkeputur leximin vazhdon, madje as e mendon nese vlen apo jo. Je duke e bere automatikisht si nje lexues qe te pelqen leximi. Ne te kundert e le ne faqet e para dhe nuk e hap me as te bindesh qe kishe apo jo te drejte. Kjo ska te bej me syrin e stervitur apo me me lexuesin e lodhur. Kjo eshte shije lexuesi dhe ka te bej me dore-mendjen e kujt ka shkruar librin.

Ne librat e Bashkim Hoxhes ka vertete gjetje, qe nga subjekti i romanit, persosnazhet dhe ngjarjet. Ai i vendos ne nje rend kronologjik te habitshem saqe te duket se po lexon skenarin e nje filmi(per te cilen, si skenarist, ai ka dhene prova qe eshte mjeshter), me ndryshimin qe ti nuk sheh sekuenca por lexon deri edhe mendjen e personazheve. Aforizmat ne romanet e tij jane te shumta, aq sa lexon dhe ndalon. E rilexon perseri dhe mendohesh.

Dreqi e mori. Kete se kam ndjere as kur i ri, fare i ri lexoja Honore De Balzak apo Zhyl Vernin, autore qe me kane bere te enderroj te behem shkrimtar.

Ka vite qe syte e mi te lodhur nga leximi, nga shkrimi, nga jeta dhe semundjet, bejne naze ne lexime dhe shpesh heq dore nga leximi, sidomos kur çfare lexoj nuk me terheq. Por ndryshon kur kam ne dore vepra te tilla. Ato me mbajne peng edhe nese syte jane te lodhur por qe nuk me pengojne, a thua se edhe syte e kuptojne qe dua ta lexoj deri ne fund.

Ka vite qe vetmine e mbys me lexime dhe shkrime, jo se me pare nuk e kam bere, por tashme i kam te vetmit shoke te bashkejeteses sime. Por vetmia me ka lodhur dhe ndersa lexoj “..edhe liria të lodhka një ditë. Shpeshherë e ngatërrojmë lirinë me vetminë. Vetmia është e lodhshme, e trishtë. Është forma më e keqe e lirisë vetmia.”, e nderpres leximin e romanit dhe mendohem.

“A jam i lire? Jam edhe s’jam! A eshte forma me e keqe? Ndoshta po, por ne pamundesi te nje shoqerie me te mire njeriu zgjedh te jetoje vetem. Ne itali thone: meglio solo che mal accompagnato! (Me mire vetem se i keq shoqeruar) Por Bashkimi ka te drejte, liria e tejzgjatur eshte roberi ndaj vetevetes.”

Eh Bashkim ç’me bere. Kam bere disa operacione ne zemer dhe s’duhet te vras mendjen, por a mund te rri pa menduar ndersa lexoj nje perle si ky roman?!

Nuk eshte vrastar jo, eshte ilaç per trurin, dhe truri, ndersa lexon perla vetem stervitet dhe kjo i ben mire nje te mençuri, nje normali por edhe mediokreve, madje atyre me shume.

Zgjedhja e nje subjekti me “Shtepine e Verdhe” qe mbajti te ngerthyer boten per shume vite nepermjet nje thashethemnaje te mire organizuar eshte nje gjetje qe meriton nje tjeter kompliment. Por ai ka nderthurur pjese nga jeta e tij me nje ngjarje historike. Ne nje interviste me nje tabloid Kosovar, kam lexuar se ai ka ne librat e tij copeza nga jeta e tij qe i nderthur ne romane. Kerkoj te kuptoj se kush ishte Felixi,- Bashkimi? Po Barbara? E kush nga ne nuk eshte gjendur ne pozicionin e Feliksit, qe ne fillim sdo ti pergjigjet Barbares pas nje nate seksi me nje mije hamendesime se per çfare po i telefonon dhe me pas, kur ajo i thote, nepermjet mesazheve, lamtumire, mbetet keq. Tenton ta takoje. E kerkon, e kerkon kudo ku mendon se mund ta gjeje por me kot. I ka mbetur vetem nje Pip i sekretarise telefonike. Sa here na ka ndodhur secilit prej nesh? Mua po. Dhe eshte ai çasti me i keq kur ne veme ne dyshim egzistencen tone. A erdhen ne shtrat per nje perfitim apo pse deshen te ishin ne ate pozicion?

Eh Baçi, a s’me thua: Ti ishe Feliksi?

Te lexosh nje liber eshte te jetosh edhe jeten e autorit, te udhetosh me te ne ngjarjen qe ai pershkruan ne liber. Kete e ben Bashkim Hoxha. Te ben te jetosh me jeten e personazheve te tij, ndoshta edhe me copeza te jetes se tij qe na i paraqet nepermjet personazheve te tij, por kete s’do te mund ta mesoj dot kurre, edhe pse e njoh personalisht.

“Luftën e fillojnë disa njerëz të palumtur atje lart për të bërë të palumtur shumë të tjerë këtu poshtë.”

Por a nuk eshte i tille edhe nje liber? Ne perjetojme ngjarjet e librit dhe shpesh ndalemi se lexuari e mendojme.

A nuk na fut edhe autori i nje libri ne “nje lufte me veten?”

Mua po. Kjo me ndodh kur lexoj nje autor te mire qe di te komunikoje me lexuesin.

Feliksi nuk shkoi ne varrimin e nenes se tij Rita. Ishte larg me xhirime ne Meksike!

Me trokiti zemra kur e lexova kete rresht. Edhe une kam kater vjet qe nuk e shoh nenen time. Per arsye shume objektive s’kam mundur dhe nje dite(ajo dite per nje grua te vjeter 84 vjeçare do te vije pa tjeter), ndoshta as une sdo te mund te shkoj!

Nuk me trokiti si zemra e te riut qe “kish blere nje zemer nga trafikantet” e qe do trokiste ne deren e nje plake, te cilit i kishin hequr zemren, siç parashikonte skenari i filmit qe po pergatitej Feliksi me Viktorin ne roman.

Jo me trokiti realisht ndersa lexoja. Shpesh ne gjejme veten ne pershkrimet e skenave e ngjarjeve nga pena e shkrimtareve te mire. Qofte edhe rastesisht apo me krahasime.

Apo si dashuria e Milenes me Azemin?

“Dashuria e tyre është e verbër. Jo sepse nuk duan të shohin realitetin e kthjellët, siç ndodh në të gjitha dashuritë. Të gjitha dashuritë fillimin e kanë të verbër. Dihet, në dashuri mendja është e fundit gjë që pyetet. Po kjo dashuri e protagonistëve të filmit është e verbër me tërë mend. I kanë lidhur sytë. Me një shami të bardhë.”

“Te gjitha dashurite e kane fillimin e verber”,- a nuk eshte Ana ne romanin qe po shkruaj nje e tille?

“Ajo dashuron marrezisht, dhe mua me tremb kjo marrezi!”

Marrezite me te medha njeriu i ben i dashuruar, sidomos ne fillimet e dashurise, pikerisht prej verberise. Sapo fillon dhe logjikon askush nuk dashuron me. Sepse dashuria eshte e verber dhe kur i ve sy ajo nuk dashuron.

Bashkimi shkruan: “Zbulon se njeriu bën njëherësh dy udhëtime. Njëri është ai që përcaktohet nga gjeografia dhe tjetri është interior, udhëtim brenda vetes.”

Ne fakt une, e ndoshta jo vetem une por te gjithe ate qe lexojne, mendoj se njeriu perveç dy udhetimeve qe pershkruan Bashkimi, bejne edhe disa te tjere. Ato jane udhetimet nepermjet librave qe lexojne. Ata udhetojne bashke me autoret ne rrefimet e tyre.

“…vetmia të ha. Vetmia është dekor i ftohtë, i zbrazët, një shpellë e madhe ku vërshëllejnë lakuriqët e natës dhe fryjnë korrente ere.”

A nuk po me ha edhe mua vetmia? Une e mbush me “Natali” qe s’jane si perkthyesja e Feliksit dhe Viktorit ne Beograd, por gjithsesi, jane puzlle ne shumatoren e jetes sime. Ishin me sakte sepse tashme jane shndruar ne personazhe dhe muza poezie te se kaluares. Ato ishin vetem endrra ndoshta dhe tashme kane vdekur.

Ne kapitullin Lufta, Bashkimi shkruan: “ Ato ëndrra, kur duhet të dorëzosh veten, më mirë le të vdesin.” A thua nje vajze e mendon vertete kete? Nuk e di, por une jam dakort. Jeta ime eshte nje pasqyre e sakte e kesaj shprehje proverbiale.

“Një bionde e bukur nuk njeh paqe asnjëherë, gjithmonë është në një situatë lufte, pragsulmi, e rrezikuar, të paktën, nga vështrimet.”

E vertete, dhe me pas i dashuri apo bashkeshorti qe behet xheloz dhe plasin sherret, ndarjet, merite. E vertete, une dhe L. u ndame sepse ajo ishte nen veshtrimin e te gjitheve, ishte “bjonde e bukur”.

Natalia, perkthyesja e bukur ne Beograd, perpiqet ti shpjegoje Feliksit dhe Viktorit se ata filmin po e benin ne shenje pendimi per bombardimet e Natos, madje i tregon se ishte femije kur binin sirenat e alarmit dhe ata strehoheshin ne vendstrehime,- Ne Kosove asnje sirene alarmi nuk binte Natali, dhe femijet e moshes tende i vrisnin pa meshire bashkeatdhetaret e tu te etur per gjak shqiptari. (Por kjo nuk ishte ne skenarin e filmit te librin, madje autori nuk e ka thene direkt, kaq troç sa une ne meditimin tim, por nepermjet dialogjeve ne pjesen tjeter, kur aktoret e nje teatri ne Prishtine tregonin tmerret e luftes, ia bene me dije dy kineasteve.

“Nuk e di çfarë inati do të ketë pasur Zoti me njeriun, që e la gjithmonë të shqetësuar, gjithmonë të tendosur për të fituar jetën.” Keshtu “thote” Viktori ndersa i tregon Feliksit per dashurine e tij me Irinen ne Rumani. Te njejten gje edhe Feliski qe i tregon per Barbaren.

Kush nga ne nuk i ka rrefyer shokut historine e tij te dashurise? Une e kisha per kenaqesi, krenari dhe lumturi ta beja kete kur isha me Anen, me pare jo. Me pare nuk tregoja sepse me dukej poshteruese qe kenaqesine time t’ia tregoja dikujt tjeter. Jo se i druhesha gjykimeve por e konsideroj raportin intim me dike tjeter, thjeshte personal qe nuk duhet te jete ne vemendjen e dikujt tjeter. Pastaj eshte magjia! Ajo nuk pranon te zbulohet nga te tjere, ndryshe humbet dhe iken.. Ne fakt edhe Ana iku, ose nuk iku por u ndame. U prish magjia! Por une krenohesha qe dashuroja, sepse nuk ishte nje histori si te tjerat. Ishte nje vajze sa gjysma ime qe dashuronte si e çmendur, dhe “mua me tremb kjo marrezi, por ajo dashuron e verber, hyjnisht e dlire si nje femi!”

Eh Bashkim, edhe ne kapitullin lufta ti mjeshterisht ke nderthurur intrigen e “Shtepise se Verdhe” me dashurine, me Milenen e dashuruar me Azemin qe ne skenarin monstruoz te Losho Vujeviç vdes pasi i marrin zemren per ta shitur meqe ishte e vetmja serbe ne ate shtepi te imagjinuar. Dashuria nuk triumfoi edhe aty, por Milena qendroi e verber deri ne fund ne “skenarin e serbit”.

“Vjen një moment dhe i duken të kota të gjitha përpjekjet, – thotë Feliksi që ka marrë një pamje serioze sapo i është kujtuar Barbara. – Dhe kur zbulon sa kot kanë qenë të gjitha dilemat, përpëlitjet, pagjumësitë, mërzitjet, pendohet sa shumë ka vuajtur, si i ka ikur jeta nëpër duar duke e marrë seriozisht për të kuptuar qëllimin final të saj, që është…

– Vdekja?

– Jo. Qëllimi final i jetës nuk është vdekja, qëllimi final i njeriut është të shijojë jetën.

Ai për këtë ka ardhur në këtë botë. Sigurisht, vdekja është fundi. Por deri në kapitullin e fundit ka tjetër mision. Të shijojë jetën. Për fat të keq, shumica e njerëzve e kuptojnë këtë gjë vonë, kur janë duke ikur dhe mbledhin kujtimet. Sa pak gjëra mbeten. Sa vuajtje të kota harxhojmë për gjëra që treten.”

Ne fakt mik i dashur, qellimi eshte ky qe thua, dhe une ndersa e lexoja mendova sakrificen time. Une e dashurova me vonese ate vajze dhe humba kohen e jetes time pa kuptuar qe çdo dite qe kaloja me te duke marre e dhuruar dashuri, po ja merrja jetes time. Ne harrojme se çdo dite qe iken nuk kthehet me, ose rikthehet ne forme tjeter, asnjehere e njejte me te kaluaren. Sot, kur kane kaluar shume vite dhe jam pa asnje dashuri dhe perspektive dashurie, mendoj se çdo te kish ndodhur nese do isha dashuruar me dike qe te ishte mundesi dhe jo pamundesi! Natyrisht hipoteze e nje te vetmuari te lire qe siç e thua ti “Vetmia eshte forma me e keqe e lirise”. Nuk e dua kete liri tani, por duhej te isha menduar kur isha “i verber…”

“Ciceronia, një grua e butë dhe e ëmbël, u thotë se janë 934 kafka të rebelëve vendas të ekzekutuar nga ushtarët turq. Me kokat e tyre të prera është ndërtuar kjo kullë për t’u ngjallur tmerrin fshatarëve të tjerë që të mos ngrinin krye.”

Tmerret e luftes 500 vjeçare te shqiptareve ndaj turqve otomane duhet te jene ne çdo shkrim te autoreve tane per te mos harruar. Sidomos sot kur neo otomanizmi ka ngritur krye e po vendos rrenje ne trojet shqiptare me teorine e rishikimit te historise sepse ata paskeshin qene “çlirimtaret” tane. Por kurresesi s’duhen harruar tmerret e luftes me serbet dhe greket. E kush me mire se shkrimtaret mund ta beje kete?

Propaganda e Serbeve eshte nje makine e furnizuar nga shteti, dhe ja ka dale shpesh te trilloje historira makabre se gjoja njerezit e eger shqiptare kane kryer krime kanibaleske, por s’ja kane arritur te bindin shumicen e njerezimit. Shpesh historira te sajuara gjejne vend ne kinematografi, ashtu sikunder perkshruan ne roman dialogu i Viktorit me Feliksin per Kontin Dracula.

“ – A e di sa turistë vizitojnë në vit kështjellën e Drakulës? Lexoja një ditë…

– Me siguri është një shifër e çmendur.

– Po. Bëhen filma. Horror, mister, komedi të frikshme. Prodhohen suvenire. Miliona copë, porosia në Kinë. Njerëzit që vijnë, i marrin me vete si kujtim. Dhe të gjitha këto për një trillim.

Shkroi dikush nga Skocia, pa qenë asnjë ditë në Rumani dhe legjenda jetohet si e vërtetë prej kaq shumë shekujsh.

– Po përse kaq shumë gjëra të tmerrshme? Vampirë që pinë gjak, kështjella ngritur mbi kafka, rrëmbim organesh dhe varrosje gjysmë gjallë e gjysmë vdekur. Përse kaq shumë gjëra të tmerrshme?

Viktori thotë qetësisht se nga urrejtja nuk mund të presësh veçse histori të tmerrshme.

– Urrejtja nuk sjell asgjë të mirë. Urrejtja pjell vetëm urrejtje.”

Po, urrejtja pjell vetem urrejtje dhe ne shqiptaret e dime mire kete.

Ne pjesen e pare romani eshte nje kryeveper art dhe filozofi, ndersa ne pjesen e dyte, “Lufta” e “ka ngaterruar” filozofine artistike me jeten. Dy pamje: Beogradi me shume propagande qe kerkon pendimin e perendimit pas bombardimeve, fushate shpifjesh kundra shqiptareve qe ata kerkojne t’ua shesin kineasteve per njerez te egjer dhe me pas Prishtina, Kosova ku gjinden mes realitetit te ri pas lufte dhe harese se aktoreve qe pergatiten te vene ne skene nje drame. Rutine dialogjesh te perziera me mjeshtri per te kuptuar sa larg jane dy botet, ajo serbe dhe ajo shqiptare edhe pse shume afer gjeografikisht. Parapergatitet “perballja” me “Shtepine e Verdhe” dhe autori na fut me natyrshmeri ne personazhe dhe ambjente te cilat dikur kane qene “oborre lufte”.

“…të gjitha luftërat kanë nevojë për një gënjeshtër. Është si ajo shkëndija që ndez flakën e madhe. Duhet një shkëndijë e vogël për të ndezur zjarrin. Në shumë raste shkaku fillestar është i gënjeshtërt. Lufta sot nuk bëhet vetëm në sheshbetejë. Lufta më e madhe bëhet me televizione. Jemi të rrethuar nga të gjitha anët

me propagandë. Ka bomba tymuese, ka bomba lotuese, ka bomba thërrmuese, ka bomba gërryese, ka bomba bërthamore. Seria e fundit e bombës, po aq e rrezikshme sa të parat, ka vetëm një emërtim, propaganda. Propaganda nuk vjen vetëm. Shoqëruesi i saj ka një emër që në të gjithë botën thuhet anglisht. Fake. Vetëm se lufta dhe vdekja nuk janë fake. Trillimet sjellin dhembje reale.”

Aktoret e teatrit tregojne tmerret e luftes, te vraret nga serbet qe vinin pa lajmeruar me sirena alarmi, siç i rrefente Natalia ne Beograd. Pa e nenvizuar, per nje lexues normal, ky krahasim del vete, i thjeshte dhe natyrshem ne romanin e Bashkim Hoxhes. Siç kuptohet kete e kuptojne edhe dy kineastet e romanit, Voktori dhe Feliksi, madje besoj se kane ndjere edhe rrahjet e zemres se Regjizorit Kaçaniku teksa tregon tmerrin e tij, qe ndersa ushtari serb kerkonta ta merrte nga e ema dhe nena e tij e mbante fort por nuk e leshonte. Ata qe nxirreshin nga rreshti pushkatoheshin dhe e ema e mbrojti te birin 11 vjeçar…

“Kam edhe një subjekt për një film të shkurtër. Do të zhvillohet i tëri pa dialog. Kolonë zanore do të jetë vetëm ky ritëm i tronditur i zemrës së nënës. Nuk e shpjegoj dot. Nuk e shpreh dot, por është një gjëmim madhështor që trondit akrepat që numërojnë sekondat e kohës që ikën.”

S’ka kolone zanore me te bukur se rrahja e zemres se nje nene!

“- Në kufi dy policët serbë vunë një bast për një grua shtatzënë. Njëri thoshte është djalë, tjetri thoshte është vajzë. I çanë barkun me bajonetë dhe fitoi ai që tha se ishte djalë. Kishin vënë bast me një birrë dhe një panine me pesë qebapë.”

Tmerret e barbarise serbe habisin kineastet qe pyesin perse gjithe kjo urrejtje?

A do te na e spiegoje Bashkimi ne roman perse?

Vazhdojme me “Luften”

“Kjo tema e urrejtjes mbetet e pashpjeguar. Askush nuk di të thotë motivin e një egërsie të tillë si ajo, gjurmët e së cilës përpiqen t’i harrojnë, por sapo e vënë të dremisë, mjafton një ngacmim i vogël dhe ajo ngrihet në këmbë si fantazmë dhe të tremb ditën. Dhe fantazmat e luftës më shumë kanë trajta fëmije të vrarë.

– Ata e kultivojnë luftën me çdo mjet, – thotë Ben Kaçaniku. – Ndoshta është kombi i vetëm që i udhëzon me libra barbaritë ndaj një kombi tjetër. Manual i dëbimit të shqiptarëve. Duket titull i çuditshëm, por ekzistojnë disa udhëzues të tillë. Nacertanije. Shkruar nga akademikë.

Të çuditshëm janë edhe shumë nga priftërinjtë e tyre. Nuk ka gjë më të rëndë sesa kur klerikët bekojnë luftën në shërbesat fetare. Në qoftë se qytetërimi ynë mbështetet mbi librat e shenjtë që predikojnë dashurinë dhe mirësinë, librat e tyre anashkalojnë mësimet e shenjta dhe bëjnë të kundërtën, ngjallin urrejtjen ndaj tjetrit që, sipas tyre, kur merr frymë, u ka pakësuar ajrin. Nuk di të ketë në botë njerëz kaq të etur për luftë sa ata. Pasi zaptuan tokat, vodhën heronjtë dhe legjendat, shkrimtarët e tyre, shumë prej tyre të njohur në botë dhe që studiohen nëpër shkolla, hartuan traktate se si t’i zhdukin, t’i shfarosin apo t’i dëbojnë shqiptarët. Ndoshta ëndrra e disa shkrimtarëve të tyre është që librat t’i shkruajnë me gjak shqiptari, me gjakun tim, me gjakun e fëmijës së palindur që nxorën me bajonetë nga barku i nënës për një bast të vënë me një birrë dhe një panine me pesë qofte. Ja, rashë edhe unë në patetizëm. Nuk mund të bëjmë ndryshe, me sa duket. Kur shkruajmë historinë, ne nuk shkruajmë ngjarjen, ne përshkruajmë përjetimin.

“U zgjova ëndrrat e tmerrit. Bëra faj!” – mendon Viktori teksa dëgjon histori barbarish nga më të pabesueshmet dhe e kupton se ëndrrat më të këqija nuk ndodhin në gjumë, natën, në errësirë, por ditën, kur je zgjuar, në sy të gjithë botës.”

Lexojeni kete monolog te Kaçanikut ne roman, eshte nje monolog qe e bejme te gjithe.

Nga i vjen tere kjo urrejtje Serbeve per Shqiptaret?

Edhe une e kam pyetur veten shpesh here. Ne historine e pa manipuluar flitet se serbet e ardhur nga stepat gjeten mikepritje nga dardanet ne luginen e Danubit, madje edhe sajuan martesa mes djemve apo çikave serbe me vajza e djem shqiptare. Tradita e shqiptarit ka qene qe shtepia e tyre te ishte e Zotit dhe e mikur e te ndanin çfare te kishin me ta. Me kohe serbet uzurpuan trojet e shqiptareve duke i asimiluar, duke i perzene nga trojet e te pareve dhe duke i pervetesuar madje edhe legjendat, gojedhenat dhe heronjte. Kam lexuar nje shkrim te Akademise se Shkencave te Bullgarise qe flet per asimilimin e popullit shqiptar nga sllavo-bullgaret. Vetem Akademia e Shkencave te Shqiperise nuk ka studimeper keto ngjarje te se kaluares se popullit ton, kombit tone. Por ajo qe me ben pershtypje eshte se ne keto kushte te zemeruar dhe me urrejtje duhej te ishin shqiptaret e jo sllavet? Por nje popull si i yni qe nuk mban meri me shume se tre ore zor se mund te urreje perjetesisht, e kjo na ka denuar ne vazhden e shekujve. Ja shiko sot, shume shqiptare luten per Turqine edhe pse prej saj kane patur vetem dhimbje, tmerre, vrasje e terror. I vetmi vend ne bote qe kemi heronj te gjuhes jemi ne shqiptaret!

Te tjere konvertojne emrin ne ortodoks per nje pale dokumenta e te tjere ne emra moderne italiane apo amerikane sepse kane turp te thirren me emrin e tyre Mahmud apo Naxhie. Ne fakt turp eshte!

“Shtepia e Verdhe”

“Ec e ec e ska te sosur”, keshtu e fillon kapitullin me te rendesishme Bashkimi.

Ne fakt “ecja” ne roman deri tani ishte e kendshme, te fuste ne mendime dhe te mban lidhur me ecurine e ngjarjeve me nje natyrshmeri te mahnitshme. Ngjan sikur sheh nje film dhe sdo te largohesh nga leximi per te mos humbur asnje akt.

Introduksioni i kapitullit behet me nje copez nga skenari i filmit qe pergatisin te huaj, skenar i shkruar nga nje serb…

“Trishtimi më i madh nuk vjen nga ajo që ngjet. Është më i thellë kur gjërat nuk ngjasin.”

Fillon çmontimi i historise se serbit te adoptuar nga Carla Del Ponte dhe te kaluar ne parlamentin Europian.

Ne mes te tronditjes se banoreve te shtepise, historive te tyre se si i kishin shkaterruar jeten me keto trillime ka vend edhe per dashurine e Viktorit, regjizorit te famshem dhe Irines.

“Filmi që do të donte të bënte, por nuk po i jepet rasti, ishte pikërisht një histori ku do të mund të trajtohej pritja e një gruaje në heshtje në shtëpi, ndërsa burri bredh nëpër botë, rrethuar nga yje që shndrisin. Ai e quante këtë një pritje heroike.”

Ne fakt, nese do te beheshin vetem filma per dashurine bota do te ishte me e bukur.

“I vogël, Destani besonte se fjala ferr vinte nga ferrat.”

Destani ishte i zoti i “Shtepise se Verdhe” qe ndersa flet per kineastet syte i ka me lot.

Edhe une teska lexoj historine e jetes se tij.

Jetonin ne nje fshat “te harruar” deri kur doli historia e trasplanteve te organeve.

Miq kishin kusherinjte dhe nje regjizori, Besniku i internuar politik qe recitonte:

“Midis ujkut dhe njeriut,

dua ujkun, atij i heq kapelën.

Ujku nuk e shet lirinë e tij,

siç bën rëndom në jetë njeriu!

Në pyll, me shpinën nga njerëzit, Destani tha se gjithmonë ishte ndier mirë.

Besniku thoshte se në vende të tilla, kaq të virgjëra, takohet Zoti. Vetëm deri këtu mund të zbriste Zoti. Më poshtë i ngrinin kurthe, ose ia lodhnin kokën me lloj-lloj teorish dhe nuk do të ishte i mirëpritur. Besniku thoshte se njerëzimi ecte në mënyrë të gabuar. Ka një neps të fshehtë për t’i cenuar gjërat e sinqerta, të virgjëra. Pastaj i braktis.”

Nuk dua te bej me dialog me romanin tani, dua t’iu le ta lexoni te gjithe vete fundin e tij. Kineastet degjuan nje histori malesori shqiptar, krejt te natyrshme per ne, per ata qe jetojne ne ato zona, dhe te habitshme per te huajt qe nuk njohin traditat tona, por te sjella mjeshtrisht nga Bashkim Hoxha. Madje do te lexoni edhe filozofine e jetes “te shprehur” nga malsori per kineastet, por qe jane aq te bukura saqe ngjajne me legjenda te vjetra shqiptare.

Filozofi jete: “Periudha e parë e historisë së njeriut është koha kur ai kuptoi se shumë pak gjë e ndante nga kafshët. Kjo është periudhë e harmonisë me natyrën. Atëherë njeriu kishte paqe në shpirtin e tij, deri në çastin kur iu mbush mendja se ai kishte lindur për t’i sunduar të gjithë. Zbutja e kafshëve shtëpiake, në thelb, bëri normë egërsinë dhe egoizmin e njeriut. Ai e ushqen delen, ajo i vjen pas, blegërin plot gëzim dhe një mëngjes kur ajo është rritur, njeriu e ther pa pikë mëshire. Të paktën kafshët nuk e mashtrojnë njëra-tjetrën, ato janë pjesë e sinqertë e natyrës edhe atëherë kur zënë pritë për të kafshuar apo për të gëlltitur. Njeriu e ndau qenin nga qentë e tjerë duke e gënjyer me përrallën e besnikërisë. Që atëherë qentë i lehin njëri-tjetrit, për t’i qëndruar besnikë njeriut. Ndërsa kali i shkretë, përveçse punon tërë ditën, ha edhe ndonjë kërbaç, gjë që natyra kurrë s’do t’ia kishte lejuar vetes. Të mos flasim për gomarin e për kafshët e tjera, se është po e njëjta histori. Por bota është ajo që është dhe vjen koha kur njeriu kuptoi se nuk është gjë tjetër veçse një lodër në duart e fatit. Sado dele, qen e kuaj të ketë në sundim, atij fati i vjen nëpër këmbë që ditën e parë që lind dhe ai vështirë ta ndërrojë. Kjo ka qenë një periudhë historike meditimi dhe prej saj njeriu krijoi teatrin… Më pas njeriu krijoi oratorinë dhe fjala solli politikën. Kur u shpik politika, filloi edhe rrënimi total i njeriut. Duke u quajtur si një marrëdhënie e kufizuar midis njerëzve për të fituar apo për të humbur mes tyre, politika e la fare në harresë raportin e njeriut me gjërat e larta, duke e kthyer në një aritmetikë të thjeshtë banale me pluse e minuse për të rrëmbyer jetën e përditshme. Ndërkaq bota vazhdonte ciklin e vet të jetës dhe pa e marrë fare në konsideratë njeriun, natyra sillte tërmete, përmbytje. Përmbytja më e madhe ishte ajo e Atlantidës. Ishte një shenjë që njeriu nuk e kuptoi. Ai vazhdoi në të njëjtën mënyrë të ndërtonte jetën e tij, si egoist i pandreqshëm. Egoizmi i tij u bë i pafre dhe prej kësaj u krijuan edhe shumë shkolla, rryma, teori, të cilat në thelb nuk kishin gjë tjetër veçse lavdërimin e njeriut. Atëherë ai u bë edhe më i pashpirt, deformoi natyrën, shkatërroi faunën dhe florën, krijoi skllevërit, krijimin më të pamëshirshëm që natyra kurrë nuk do ta krijonte dhe nuk do ta lejonte. Por, pasi gërreu male, pasi lëroi fusha, pasi shkundi miliona petale lulesh, u bë edhe më i pangopur dhe nisi të gërryente shpirtin e tij. Kjo është periudha më e gjatë dhe më e errët në historinë e njeriut”

Si vazhdon më tej?

Çfarë bënë kineastët, a e takoi Barbarën Feliksi?

Po Natalinë?

Ç’u bë me filmin që do të bënin?

Eh, S’dua t’iua heq kërshërinë me këtë meditim por ju siguroj që do kënaqeni duke lexuar këtë perlë të re të Bashkim Hoxhës sidomos me finalen intrigante serbe në Beograd. Por lexojeni që të më besoni!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular