HomeSportRenditja e FIFA, Kombëtarja nuk ndryshon pozicion, Kosova ngjitet në vendin e...

Renditja e FIFA, Kombëtarja nuk ndryshon pozicion, Kosova ngjitet në vendin e 79, fitojnë vende finalistet e Kupës së Afrikës

Advertismentspot_img

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA për muajin janar.

https://844f6ad842a28cdd844f346fccb708b4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion sic e mbyllën edhe 2025, në vendin e 63 me 1401.07 pikë të grumbulluar

https://844f6ad842a28cdd844f346fccb708b4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Ajo që ka fituar sërish pozicion që është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308.84 pikë

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje. Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8,  një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar. Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13. Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular