HomeAktualitetArtan Shkreli ikën nga Instituti i Ndërtimit, e zëvendëson ish-kandidatja për deputete...

Artan Shkreli ikën nga Instituti i Ndërtimit, e zëvendëson ish-kandidatja për deputete e PS. Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

Advertismentspot_img

Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila  i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re.

“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Balluku.

Kujtojmë që Persida Shkrepa ishte një nga kandidatet e reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet. Arkitekte me profesion, ajo zgjodhi të përfshihet në garë, pasi aplikoi në portalin “Deputeti që duam”.

Gazetarja, Jonida Shehu ka nisur një etapë të re në karrierën e saj. Pas një përvojë të gjatë si gazetare dhe moderatore, Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri.

Emërimi i saj u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Mbledhja nisi në orën 11:15, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi emërimin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular