HomeEkonomiThemelohet Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Izraelite - Rama: Instrument bashkëpunimi që hap rrugë...

Themelohet Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Izraelite – Rama: Instrument bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen

Advertismentspot_img

Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Izrael ka sjellë ndër të tjera edhe themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite. Sipas Kryeministrit, ky bashkëpunim do t’i shërbejë shumë vendit në të ardhmen, duke marrë parasysh faktin që Izraeli është një vend tepër i zhvilluar në fushën e teknologjisë, bujqësisë apo sigurisë.

“Në Izrael, ne hodhëm edhe një hap konkret drejt së ardhmes me themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, një instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh Rama.

Në podkastin e kësaj jave, Rama tha se ftesa për vizitën në Izrael ishte një vlerësim shumë i madh për Shqipërinë, ndërsa nuk la pa përmendur se si shqiptarët kanë ndihmuar popullin hebre, kur këta të fundit kishin më tepër nevojë.

“Fjala ime në Knesset ishte fjala e një populli në fakt, që nuk dorëzoi askënd dikur dhe që sot, nga zemra e Izraelit, mundi të flasë me qartësi për dinjitet njerëzor, për kujtesë paqeje dhe për përgjegjësi në një botë të trazuar, ku feja duhet të jetë melhem dhe jo helm mes popujve dhe në gjirin e popujve”, tha Kryeministri.

Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Izraelite pritet të nxisë një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet dy vendeve, teksa do të tërheqë edhe më shumë investime.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular