HomeRajoniProgrami i Qeverisë “Kurti 3”: Nga rrogat mbi 1.000€, shtesa të dyfishuara,...

Programi i Qeverisë “Kurti 3”: Nga rrogat mbi 1.000€, shtesa të dyfishuara, deri në investime miliarda në mbrojtje, ekonomi, shëndetësi

Advertismentspot_img

Në nisje të mandatit të tij të tretë, Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një program ku shifrat flasin për një transformim rrënjësor të ekonomisë dhe sigurisë.

Me një fokus të paprecedentë te investimet kapitale dhe rritja e mirëqenies, Kurti synon që Kosova të thyejë rekorde në rajon dhe të radhitet krah vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian për nga indikatorët e zhvillimit.

Më poshtë janë të gjitha shifrat dhe premtimet konkrete financiare të ndara sipas sferave:

Sektori Publik dhe Pagat: Synimi drejt 1000 Eurove

Qeveria parashikon një rritje të ndjeshme të fuqisë blerëse për punonjësit e shtetit dhe sektorin privat:

Pagat në Administratë: Premtohet rritje e pagave në sektorin publik, ku synohet që paga mesatare të arrijë dhe kalojë pragun prej 1,000 euro.

Paga Minimale: Nga 1 janari ishte 425 euro, ndërsa nga 1 korriku do të bëhet 500 euro, duke u liruar plotësisht nga tatimi.

Bizneset Individuale: 6,000 eurot e para të fitimit vjetor do të jenë me 0% tatim.

Përkrahja për Gratë: Shteti mbulon 500 euro pagë për 6 muaj për çdo grua të punësuar përmes “Super Punës”.

Shtesa për Gjyshërit: 100 euro në muaj mbi pensionin bazë për ata që kujdesen për nipërit e mbesat.

Mbrojtja dhe Siguria: Investime Rekord

Kosova planifikon të ndërtojë një industri të mirëfilltë ushtarake:

Mbrojtja: 1 miliard euro investime totale në mbrojtje gjatë mandatit.

Industria Kreative: Parashihen 200 milionë euro investime në këtë sektor.

Investimet Kapitale: Standardi i ri i qeverisjes do të jetë ekzekutimi i mbi 1 miliard eurove investime kapitale çdo vit.

Infrastruktura, Uji dhe Turizmi: Shifrat Gjigante

Projektet që do të ndryshojnë hartën e Kosovës:

Siguria e Ujit (Digat): 400 milionë euro për ndërtimin e 5 digave të reja (Dragaqinë, Firajë, Desivojcë, Pollatë dhe Kuqicë).

Turizmi në Brezovicë: 500 milionë euro investim për transformimin e saj në destinacion ndërkombëtar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular