HomeRajoniPolitologu Ardit Gjinali: Ka mungesë të koordinimit politik Tiranë-Prishtinë në nivel qeveritar

Politologu Ardit Gjinali: Ka mungesë të koordinimit politik Tiranë-Prishtinë në nivel qeveritar

Advertismentspot_img

Gjatë një interviste në MCN TV , politologu Ardit Gjinali thirri në vëmendje mungesën e vazhdueshme të koordinimit politik Tiranë-Prishtinë në nivel qeveritar, jo vetëm në trajtimin e cështjes komplekse së gjykimit të ish-liderëve të UÇK në Hagë, por gjithashtu dhe në mungesën e ndërveprimit institucional përkatësisht në mungesën e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive dhe në mungesën e jetësimit të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara në periudha të mëparshme.
Në vijim, Gjinali ndërtoi një krahasim me veprimin politik dhe diplomatik të Serbise, veprim i njëkahshëm dhe i vijueshëm varësisht lidershipeve udhëheqëse në Serbi pas vitit 2000. Gjinali apeloi që ndërveprimi politik “Tiranë-Prishtinë” nuk është instrument ndihmues ndaj tezave të propagandës Serbe mbi të quajturën “Shqipëri e Madhe” , por është një akt me vlerë thelbësore patriotike në koherencë me përpjekjen e aleatëve strategjikë , SHBA-BE, për konsolidimin e shtetshmërisë së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1292532589377276&id=100058616420720

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular