HomeKronikeVIDEO/Panik në ajër, motori i avionit të “Arik Air” shpërthen gjatë fluturimit!...

VIDEO/Panik në ajër, motori i avionit të “Arik Air” shpërthen gjatë fluturimit! Piloti bën ulje emergjente me 80 pasagjerë në bord

Advertismentspot_img

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi në Nigeria të mërkurën, pasi dëgjuan një shpërthim dhe më pas panë se një nga motorët e avionit ishte dëmtuar rëndë.

avion niger (3)

Në videon e regjistruar nga pasagjerët e fluturimit të kompanisë Arik Air, shihet motori i majtë i shkatërruar, ndërsa avioni ishte në ajër gjatë itinerarit nga Lagos drejt Port Harcourt.

avion niger (1)

Si pasojë e situatës, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në Benin City, ndërsa sipas njoftimeve zyrtare, asnjë nga 80 pasagjerët në bord nuk mbeti i lënduar.

avion niger (2)

Pasagjerët treguan se gjatë zbritjes dëgjuan një zhurmë të fortë nga ana e majtë e avionit.

Komisioni për Hetimin e Sigurisë së Fluturimeve në Nigeri bëri të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular