HomePolitikeSMS/PD sulmon Ervin Salianjin për takimin në Berat: Aktivitet me agjendë private...

SMS/PD sulmon Ervin Salianjin për takimin në Berat: Aktivitet me agjendë private në shërbim të qeverisë

Advertismentspot_img

Dega e Partisë Demokratike në Berat ka reaguar përmes një mesazhi drejtuar anëtarësisë së saj, duke sulmuar ish-deputetin Ervin Salianji në lidhje me një takim të paralajmëruar prej tij në këtë qytet.

Në mesazhin e shpërndarë, PD Berat e cilëson Salianjin si “të vetëpërjashtuar nga PD” dhe pretendon se aktiviteti që ai synon të zhvillojë është me “agjendë tërësisht private” dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Sipas degës lokale, takimi nuk përfaqëson strukturat zyrtare të partisë dhe, siç thuhet në reagim, “është në shërbim të Edi Ramës dhe qeverisë së tij”.

Në të njëjtin komunikim, demokratëve të Beratit u bëhet thirrje që të distancohen nga ky aktivitet, i cili sipas PD-së ka “agjendë qeveritare” dhe nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të forcës politike.

Mesazhi

“I dashur anëtar i PD Berat,

Nesër, Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD, po përpiqet, me ndihmën e segmenteve të pushtetit dhe segmenteve të krimit të organizuar lokal, të organizojë një takim me një agjendë tërësisht private. Ky takim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, por është në shërbim të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Dega e PD Berat ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni nga ky aktivitet me agjendë qeveritare.

Ju faleminderit”, thuhet në njoftim.

PD sulmon Ervin Salianjin për takimin në Berat: Aktivitet me
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular