HomePolitikeBerisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore....

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore. Laget me ujë, hipën në Mercedezi dhe largohet nga protesta…

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beirsha tha se protesta e të shtunës ka si objektiv kryesor mesazhin ndaj Edi Ramës, që ai duhet të largohet nga drejtimi i vendit.

“Kryengritja paqësore sot ka formën e një marshimi revoltë, proteste, në rrugët e Tiranës, për të shprehur zemërimin popullor për të shprehur zemërimin ndaj kreut të organizatës kriminale, qeverisë shqiptare, dhe kreut të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, por 30 Lubi të largosh, do jesh ti objekti kryesor i revoltës popullore. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit është përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur lëkurën”, tha Berisha.

Berisha shpjegoi edhe itinerarin e zgjedhur për të shkuar nga Kryeministria te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. “Shkojmë për t’i thënë se aq sa ka ditë Edi Rama, ke edhe ti. Një mercenar i tij. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi. Nuk shkojmë për policët e thjeshtë. Por i shkojmë atij banditi që përbën një nga njerëzit më të rrezikshëm të këtij narkoshteti”, shtoi ai.

Kundërsulmit të policisë ndërkohë që janë hedhur dhjetra molotovë në zonën e ish-Bllokut, nuk i ka shpëtuar as kreu i PD, Sali Berisha i cili pak më pas gjendej te sheshi para kryeministrisë.

Ky i fundit është sulmuar me topa uji.

Ndërkohë me ujë dhe gaz lotësjellës është hedhur, edhe dhjetëra qytetarë të tjerë. Më pas policia ka shoqëruar disa prej tyre.

Pasi u lag nga makina e ujtit, Sali Berisha u largua nga protesta me Mercedezin e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular