HomeKryesoreProtesta e PD, delegacioni i BE, ambasada e Gjermanisë dhe Francës kundër...

Protesta e PD, delegacioni i BE, ambasada e Gjermanisë dhe Francës kundër akteve të dhunës në Tiranë: Rrezikuat jetë njerëzish

Advertismentspot_img

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për protestën e djeshme të Partisë Demokratike.

“Delegacioni i BE-së kujton se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë që rrezikojnë jetët njerëzore”, lexohet në deklaratën e BE-së.

Deklarata e plotë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.
Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e mbrëmshme të opozitës në rrugët e kryeqytetit.

Fillimisht në reagim, ambasada gjermane bie dakord me qëndrimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Më pas shton se e drejta për protestë dhe demonstrim nuk justifikon dhunën dhe se udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për një bashkëjetesë paqësore në demokraci.
Reagimi i Ambasadës gjermane:

Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.

Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, ku thotë se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, janë të patolerueshme.

“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez .

Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme.

E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”-thuhet në reagim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular