HomePolitikeKonflikti në Lindjen e Mesme- Rama komunikon online me ambasadorët e Shqipërisë...

Konflikti në Lindjen e Mesme- Rama komunikon online me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

Përgjatë komunikimit mes ambsadorëve, Ferit Hoxha i cili aktualisht shërben si ambasador i Shqipërisë në BE, dhe që pak ditë më parë u emërua ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se “e mira është që të mbajmë kontakte, t’i kemi të gjithë të regjistruar, të kenë mundësinë të kontaktojnë me ambasadën çdo orë sepse ne jemi ata që do t’i ndihmojmë ata dhe shërbimi publik shqiptar është jo vetëm në krye të detyrës por është absolutisht në më të mirën e vetes, në çdo moment kur është e nevojshme për të ndihmuar shtetasit tanë”.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka theksuar se “për çdo gjë që keni me këtë ekip të koordinuar besoj që ne do të jemi të informuar në kohë reale. Ju falënderoj për këtë prani”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular