Shehu kërkon deklaratë zyrtare pro-SHBA për Iranin dhe ngre alarmin për shqiptarët e bllokuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kërkuar dje në Kuvend që Shqipëria të dalë me një deklaratë unanime në mbështetje të plotë të sulmeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër regjimit në Iran.
Gjatë fjalës së tij, Shehu ngriti një shqetësim emergjent për qytetarët shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar në kushte të rrezikshme në Lindjen e Mesme. Ai akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për heshtje dhe mosveprim në një kohë kur vendet evropiane kanë ngritur shtabet e emergjencës.
Duke theksuar thirrjet për ndihmë që ka marrë nga qytetarët, Shehu kërkoi angazhimin e menjëhershëm të shtetit për identifikimin dhe shpëtimin e shqiptarëve që ndodhen në rajonet e konfliktit.







