Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë ka finalizuar hetimet ndaj tre Call Center-ave në kryeqytet në këtë mbrëmje më 13 prill.
Në total janë goditur tre call center. Një nga call center-at ndodhej tek Liqeni i Thatë dhe një tek Rruga e Kavajës.
Disa persona janë arrestuar. Ata janë shtetasit E.D, T.A, M.H. Mësohet se hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake. Dyshohet se të arrestuarit zhvasnin qytetarët europianë.
Bëhet me dije se është sekuestruar një shumë e madhe parash. Bëhet fjalë për 1 milion euro.







