HomeAktualitetPallati u përfshi nga flakët, banorja shpërthen në lot teksa sheh godinën...

Pallati u përfshi nga flakët, banorja shpërthen në lot teksa sheh godinën e shkrumbuar

Advertismentspot_img

Trishtimi dhe dëshpërimi kanë pushtuar banorët që humbën shtëpitë nga zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat në një kompleks banimi përballë Spitalit Nënë Tereza në Tiranë.

Në vendngjarje, pamjet janë prekëse. Një grua, e cila besohet të jetë banore e pallatit, qëndron e përhumbur duke parë drejt ndërtesës së shkrumbuar, me lot në sy, teksa përpiqet të përballet me humbjen e madhe.

Mëngjesin e sotëm, dhjetëra qytetarë dhe kureshtarë janë afruar pranë zonës për të parë nga afër pasojat që la pas zjarri, i cili shkatërroi një pjesë të konsiderueshme të pallatit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar dëmet e plota dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët përballen me pasiguri dhe nevojë për mbështetje pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular