HomePolitikeDega e PD Krujë-Fushë Krujë zgjedh kreun e ri, fitore e qartë...

Dega e PD Krujë-Fushë Krujë zgjedh kreun e ri, fitore e qartë e Aulon Kalasë

Advertismentspot_img

Dega e Partisë Demokratike Krujë, ka zhvilluar ditën e sotme, 19. 04. 2026, zgjedhjet për kreun e ri të demokratëve në Krujë dhe Fushë Krujë, të cilat janë bashkuar në një degë të vetme, sipas statutit.

Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Degën e PD, Krujë, ku fitues rezulton kandidati, Aulon Ylli Kalaja, i cili garonte me Myftar Hysen Ismailaja.

Sipas procesverbalit zyrtar, gjithësej kanë marrë pjesë 717 demokratë nga Kruja, Fushë Kruja, Thumana, Burizana, Cudhis, Niklë dhe Bubqi.

Aulon Kalaja ka siguruar 622 vota, duke u bërë kështu Kryetari i ri i PD, Dega Krujë. 

Menjëherë pas mbarimit të procesit, Aulon Kalaja, në fjalimin e tij të parë pas fitores, theksoi se rezultati nuk ishte thjesht një çështje shifrash, por një mandat për “bashkimin e zemrave demokrate”. Mesazhi i tij kryesor ishte një thirrje e qartë për unitet brenda partisë.

Aulon Kalaja: Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj për, së pari për pjesëmarrjen. Kanë votuar një numër rekord demokratësh, si në Fushë-Krujë dhe si në Krujë. Jemi këtu sot pas një rezultati që nuk ka lidhje fare me shifrat, po ka lidhje me bashkimin e zemrave demokrate dhe me projektin politik që ne kemi. Janë me Andjan, me Hamdiun, me Prelën, me Maringlenin, me Durin, me Bujarin, me Skënderin, me Atdheun, me të gjithë njerëzit e tjerë që s’po i përmend emrat, të cilët ditën e sotme kanë treguar një integritet shumë të lartë. Prandaj, thirrja ime e parë pas fitores është vetëm bashkim. Bashkim me të gjithë ata njerëz të cilët ndoshta janë edhe të pakënaqur, kanë pasur idetë e veta, kanë pasur pikëpyetjet e veta, kanë pasur diskutimet e veta, por ta dini që e gjithë historia dhe e gjithë filozofia jonë ka qenë që ne të kemi një projekt fitues, si për zgjedhjet bashkiake dhe si për zgjedhjet parlamentare. Kruja, Fushë-Kruja, Thumana, Nikla, Bubqi dhe Cudhiu e treguan veten me datë 11 maj duke e nxjerrë bashkinë e Krujës fituese. Këtë fitore do ta kthejmë dhe herë tjetër djathtas, shumë shpejt në zgjedhjet e para. Nga sot fillojmë punën me protestat e Partisë Demokratike. Nga sot fillojmë punën për ringritjen e Partisë Demokratike, për afrimin e të rinjve, por kujdes, duke mbajtur edhe të vjetrit, sepse ata janë pasuri e madhe. Ne jemi parti e djathtë, jemi parti konservatore dhe të vjetrit i respektojmë sepse respektojmë traditën. Por, nga ana tjetër, dua t’ju bëj me dije që ne do të hapim një proces anëtarësimesh të reja. Ka pasur dëshirë të jashtëzakonshme ditën e sotme nga votues të Partisë Demokratike që nuk kanë pasur emrin nëpër lista. I kemi evidentuar dhe do t’i anëtarësojmë, do t’i fusim në strukturat e Partisë Demokratike. Nga sot ne do të ngremë 93 seksionet, 93 kuti, duke zgjedhur kryetar, sekretar dhe nënkryetar seksionesh. Pastaj do të vazhdojmë me kryesinë, pastaj do të vazhdojmë me sekretariatet, me departamentet dhe me forumin e gruas dhe forumin rinor, dhe të gjithë forumet e tjera që kanë marrëdhënie me Partinë Demokratike të Krujës. Sigurisht që kjo është një ditë madhështore, sepse ka pikënisjen e një projekti politik. Ne jemi të gjithë bashkë. Ka dhe të tjerë, të cilët unë sot ju shtrij dorën për të bashkëpunuar dhe për ta bërë Partinë Demokratike. Unë nuk jam viti zero, unë jam kryetari i radhës i Partisë Demokratike. Do ketë kryetar edhe pas meje. Partia Demokratike është në zemrat e demokratëve. Ju bëj me dije që opozita, rruga e opozitës për ne do të jetë shumë e shkurtër. Fitore!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular