Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte, më 23 prill, rekursin e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për çështjen e pezullimit të afateve të paraburgimit. Mirëpo ka pranuar rekursin tjetër për çështjen e zëvendësimit të masës së sigurimit.
Raportohet se Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit të GJKKO-së, dhe të kthejë çështjen për rigjykim.
Kujtojmë se më 24 mars, Meta ofroi një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë të ish-kreut të shtetit, duke e lënë në burg.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.







