HomeAktualitetVIDEO/Në dyqan rrobash! Ushtria izraelite zbulon bazë nëntokësore të Hezbollahut në Liban

VIDEO/Në dyqan rrobash! Ushtria izraelite zbulon bazë nëntokësore të Hezbollahut në Liban

Advertismentspot_img

Ushtria izraelite ka zbuluar një qendër komande nëntokësore të Hezbollahut rreth 25 metra nën tokë në qytetin jugor të Libanit, Hiam.

Hyrja për në tunel ndodhej brenda një dyqani rrobash. Në një video të publikuar, fillimisht shfaqen varëse rrobash në ambientin e dyqanit, të cilat më pas çojnë drejt një hapjeje të fshehtë në dysheme.

Përmes një shkalle, ushtarët zbresin në strukturën nëntokësore që pretendohet të jetë përdorur si qendër komande.

Brenda tunelit janë gjetur armë, municione dhe disa dhoma funksionale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga grupi për të menaxhuar operacionet luftarake.

Pamjet filmike tregojnë korridore të shumta dhe ambiente të organizuara, ndërsa trupat izraelite inspektojnë zonën.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular