HomeKronikeAtentati ndaj Kreshnik Mujecit dhe gruas së tij, kamerat fiksuan lëvizjen e...

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit dhe gruas së tij, kamerat fiksuan lëvizjen e automjetit të viktimës: Njëra makinë i preu rrugën, autorët qëlluan me 30 plumba nga mjeti tjetër

Advertismentspot_img

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur dy persona, burrë e grua.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, pasi kanë konsumuar një drekë në një nga lokalet e Lezhës, kanë qenë duke ikur drejt banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Balldren–Torovicë, pranë banesës së 39-vjeçarit. Në këtë segment, njëri prej dy automjeteve të përfshira në atentat i ka zënë pritë mjetit tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonte çifti, duke i bllokuar rrugën.

Menjëherë më pas, një automjet i dytë pa targa, dyshohet tip “Alfa Romeo”, është afruar në vendngjarje. Nga ky mjet kanë zbritur dy persona, të cilët kanë hapur zjarr me armë automatike kallashnikov, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit.

Si pasojë e të shtënave, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci kanë humbur jetën në vendngjarje. Automjeti i tyre është gjetur i shpuar nga plumbat në mënyrë të shumtë.

Mësohet se për realizimin e atentatit janë përdorur dy automjete: njëri për bllokimin e rrugës dhe tjetri për ekzekutimin. E gjithë ngjarja dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe e planifikuar, pasi autorët kanë ndjekur gjatë gjithë ditës lëvizjet e viktimës dhe kanë pritur momentin kur ai është nisur drejt banesës.

Në vendngjarje janë konstatuar dhe sekuestruar kamera sigurie të banesave private dhe bizneseve përreth, të cilat kanë filmuar të gjithë dinamikën e atentatit, nga zënia e pritës deri te momenti i ekzekutimit.

Trupat e pajetë të çiftit kanë qëndruar për rreth 15 minuta brenda automjetit, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e tyre nga mjeti.

Sipas të dhënave, viktimat ishin prindër të katër fëmijëve dhe banonin në fshatin Koljakaj të Balldrenit.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po merret me sekuestrimin dhe analizimin e pamjeve filmike, të konsideruara si prova kryesore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Automjeti i viktimave është gjetur i “bërë shoshë” nga plumbat ku janë gjetur mbi 30 gëzhoja, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular