HomeKronikeAksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 33-vjeçar kinez, që drejtonte një prej automjeteve dhe janë plagosur 4 persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një shtetas i huaj ka humbur jetën.

Ndërkohë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular