Ditët e fundit të prillit do të jenë me diell dhe të ngrohta. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, mbasditet pritet të kenë vranësira.
Sa i përket temperaturave të ajrit ato do të jenë të larta, madje deri 4-5 gardë mbi vlerat tipike të muajit, por gjithsesi pritet një ulje e tyre pas mesit të javës.
“Temperaturat do të jenë të larta. Termometri do të ngjitet deri në 28 gardë celsius. E mërkura sjell një rënie me disa gradë duke u bërë 24, minimalet jo më shumë se 3-4”, tha Hakil Osmani nga “MeteoAlb”.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, dita e enjte dhe e premte pritet të ketë një erë mesatare, e cila do të shtojë edhe dallgëzimin në det të hapur.







