Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë është shënuar një debat i brendshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.
Sipas burimeve, përplasja ka ardhur pas disa publikimeve të Spiropalit në rrjetet sociale, të cilat janë konsideruar kritike ndaj partisë dhe kanë nxitur reagimin e kryeministrit.
Në retorikën e tij, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “O je me ne, ose përballë nesh. Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të 3-tën del nga grupi”.
Rama ka theksuar gjatë mbledhjes se nuk duhet të krijohen tensione të panevojshme brenda strukturave të partisë dhe se debatet publike nuk duhet të shndërrohen në “drama”. Ai ka kërkuar gjithashtu më shumë kujdes në komunikimin publik nga deputetët dhe anëtarët e grupit parlamentar.
Nga ana tjetër, Spiropali ka tentuar të japë sqarime për qëndrimet e saj, por sipas të njëjtave burime, kryeministri nuk i ka dhënë hapësirë për të vijuar reagimin në atë moment.







