Javë pas emërimit të tij, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mbetet një fantazmë dhe nuk është parë ose dëgjuar në publik që atëherë.
Raportet e fundit sugjerojnë se ai është plagosur rëndë dhe mezi është në gjendje të komunikojë.
Zëvendësi për çështjet ndërkombëtare në zyrën e udhëheqësit suprem ka bërë pretendime të reja në lidhje me Khamenein për Agjencinë e Lajmeve Fars të Iranit.
Mohsen Qomi shpjegoi se si Mojtaba Khamenei i mbijetoi sulmit që vrau babanë dhe paraardhësin e tij, Ali Khamenei, në fillim të luftës, sipas mediave ndërkombëtare, duke cituar Fars.
Kleriku i lartë tha: “Ai ndodhej në ndërtesë në atë kohë, në të njëjtën ndërtesë që u bombardua dhe ku ata që ishin brenda u martirizuan. Disa minuta më parë, rastësisht ose me vullnet hyjnor, ai kishte shkuar në oborr dhe Zoti kishte ndërmend që ai të kursehej.”
Qomi këmbënguli gjithashtu se Khamenei është “plotësisht i shëndetshëm” dhe po kryen detyrat e tij.
Një javë tjetër ka kaluar pa u shfaqur udhëheqësi suprem, por Khamenei ka lëshuar një deklaratë të re, e cila u lexua në televizionin shtetëror.







