Emisioni i kësaj të hëne në Top Story, nisi ndryshe, ku në fokus ishte aksidenti tragjik i një dite më parë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur.
Moderatorja Grida Duma, në monologun e saj në fillim të emisionit, nuk i mbajti dot lotët, duke thënë se jemi totalisht të dëshpëruar dhe të dorëzuar përpara faktit që ata dy djem kanë humbur jetën.
“Jemi totalisht të dëshpëruar dhe të dorëzuar përpara faktit që ata dy djem kanë humbur jetën. Janë vrarë, aksidentuar, nuk janë më dhe kohën nuk e kthejmë dot mbrapsht, dhe e di shumë mirë që kushdo që është prind dhe jo vetëm, nuk e pranon dot këtë ngjarje dhe nuk e di se si mund të bashkëjetohet me këtë humbje. Kushdo që është prind, e di që e ka të paimagjinueshme të japë ngushëllimin e duhur për prindër të cilët nuk dihet si do zgjohen çdo ditë në mëngjes, si do ta përballojnë këtë humbje dhe këtë katastrofë njerëzore, e cila nuk mjafton asnjë fjalë për ta përshkruar dhe gjuha është totalisht e vdekur përpara kësaj vdekje fëmijësh.
Kam katër të ftuar në studio. Nuk dua të marr kohën me gjithë drithërimet që kam, siç e ka secili, asnjë më pak, asnjë më shumë. Secili në mënyrën e vet, kur as që e pranon dikush që të shohë më shumë këtë ngjarje të kopshme në rrjetet sociale, apo në media, dhe as që e pranon askush që nuk mundëm dhe ishim kaq të pafuqishëm që të gjithëve që të përballonim me parandalim të tilla tragjedi si shoqëri, si shtet, si njerëz, si mirëkuptime dhe si patologji, gjëra të cilat jam e bindur që në masën e duhur, do t’i analizojmë aq sa vlen analiza pas humbjes së këtyre dy fëmijëve, të cilët se çdokush i ndjen sonte, jam e bindur dje, totalisht si të vetët”, u shpreh Duma.







